Aksidentet kanë sjellë viktimën e rradhës ditën e djeshme. Dy aksidente ndodhën, në Kavajë dhe në Pukë, ku fatkeqësisht në rrugën Fushë-Arrës-Pukë humbi jetën një 46-vjeçar. Mësohet se një automjet i vogël tip “Golf” me targa AA 490 DH ka rënë në një humnerë rreth 80 metra. Nga të dhënat paraprake mësohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, Beslim Brahimi 49 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur edhe hetimet për aksidentin që i mori jetën 49-vjeçarit Brahimi. Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se automjeti ku udhëtonte Brahimi ka dalë nga rruga pasi ka rrëshqitur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut  në atë zonë.

Ndërkaq në Kavajë ka ndodhur një aksident rrugor më pasojë plagosjen e tre personave. Automjeti tip Volsëagen pasat që drejtohej nga 59-vjeçari, Gëzim Muça, pas një manovrimi të gabuar ka përfunduar në një kanal. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij, Hamide Muça, 57 vjeçe si edhe Iva Hallulli.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kavajës ku ndodhen nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha. Policia rrugore ka mbërritur në vëngnjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanve të plota të këtij aksidenti.