Sipas policisë, aksidenti i parë ka ndodhur kur një motor është përplasur nga një kamioncinë, duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit.
Në aksidentin e dytë një kalimtar është përplasur nga një fuoristradë. I lënduari mësohet se është shtetasi Bib Paloka 65-vjec i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëve të marra.
Aksidenti i tertë ndërkohë ka ndodhur në rrugën Vorë-Fushë Krujë , në vendin pranë fshatit Ahmetaq.
Nga hetimet paraprake mësohet një automjet tip Hynday i ka prerë rrugën një fuoristrade duke sjellë si pasojë përmbysjen e fuoristradës. Ky mjet ka dashur të evitojë përplasjen por është kthyer përmbys.
Si pasojë 2 pasagjerë që ndodheshin në fuoristradë dhe një mjetin tip Hynday janë plagosur rëndë. Për të gjitha aksidentet policia tha se ka nisur hetimet ndërsa të lënduarve u është dhënë ndihma e parë.
(aq/shqiptarja.com)
