Aksidentet rrugore të ndodhura gjatë këtyre ditëve me pasoja të rënda kanë sjellë shqetësim në policinë e shtetit dhe për këtë shkak, është ndërmarrë një plan operacional në akset problematike. Gjatë këtyre aksioneve, sipas shefit të sigurisë rrugore në policinë e Shtetit Skender Ismaili është vënë re mospërdorimi në masë i rripit të sigurimit, mbajtja e fëmijëve në vendet e para si dhe përdorimi i pijeve alkoolike nga drejtuesit e automjeteve.

"Ne shikojmë një nivel të lartë të moszbatimit të ligjit në këto akse rrugore ku edhe ngjarjet kohët e fundit kanë qenë tepër të renda. Disa nga shkeljet kryesore që janë vënë re sot në këto rrugë janë: Mospërdorimi në masë i rripit të sigurimit, së dyti mbajtja e fëmijëve në vendet e para të mjeteve, por ka edhe një rritje të përdorimit të pijeve alkoolike sidomos në orët e vona", është shprehur Skender Ismaili.

Por përveç masave ndëshkuese ndaj drejtuesve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, drejtuesit e policisë rrugore kanë shpërndarë fletushka me mesazhe sensibilizuese për drejtuesit e automjeteve. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com