Aksidentet te "Pushimi i Shoferit"
kryqëzimi ku vret qeveria

Aksidentet te kryqëzimi ku vret qeveria">
Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesti të ditës së dielë në Fier. Ngjarja ndodhi pranë vendit të njohur si ‘Pushimi i Shoferit’. Policia tha se aksidenti ka ndodhur në një rrugë dytësore kur një motor që drejtohej nga S. K. 22 vjeç u përplas me automjetin tip ‘Fiat’, AA845 CJ.Për shkak të përplasjes mësohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi 22-vjecar. Policia tha se po heton shkaqet e aksidentit që i morën jetën të riut Kapo”.

Kjo është kronika e dy ditëve më parë për një nga kryqëzimet e rrezikshme në rrugët kombëtare të Shqipërisë, ku përditë, për faj të shtetit, vdesin njerëz. Siç do të shihet në vijim të materialit, janë dy akt-ekspertime, të hartuar nga tre ekspertë auto-teknikë, që kanë analizuar shkaqet e dy aksidenteve të ndryshme të ndodhura në vitet 2010 dhe 2011, por në të njëjtin vend. Në atë vend u përfshi në aksident djali i ish-kreut të PD-së se Vlores, i cili u përplasur me një autoveturë tjetër dhe ku mbetën të vdekur 2 persona, ndërkohë që në aksidentin tjetër një emigrant me autoveturë dhe një drejtues motomjeti, i cili gjeti vdekjen. Kryqëzimi i vdekjes është në aksin rrugor Lushnjë-Fier - vendi i quajtur “pushimi i shoferit”, “ku në mënyrë të çuditshme”, sipas ekspertëve, lejohet kalimi.


Akt-ekspertimi i aksidentit të parë
Ne Tirane, me date 24.03.2010, ne Ing.Mitat Tola(Md), Berti Koxha (Md) dhe Vladimir Zarka, specialiste te fushes se sigurise rrugore, prane “Qendres se Studimeve te Sigurise Rrugore”, me “vendimin per kryerjen e riekspertimit autoteknik” date 11 Mars 2010, jemi thirrur ne cilesine e ekspertit autoteknik nga S. M. – Prokuror prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lushnje, ne lidhje me aksidentin e ndodhur me date 28.02.2010 (procedimi penal nr.90), ne aksin rrugor Lushnje – Fier prane vendit te quajtur “Klubi i Shoferit” (ne kryqezimin e kesaj rruge me rrugen per ne fshatin Kemishtaj dhe Krutje), ku nga perplasja e automjetit autoveture e markes “Seat Ibiza” me targe regjistrimi greke AXN 9437 me drejtues shtetasin K. A., me motomjetin e markes “Lifan” pa targa, qe drejtohej nga shtetasi S.Rr., ka mbetur i vdekur ky i fundit.
Per te pergjigjur pyetjeve te vendosura nga prokurori ne vendimin e dates 11.03.2010 eshte studiuar materiali i dosjes penale te vene ne dispozicion dhe konkretisht:
a). “Procesverbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes”;
b). “Skica e vendit te ngjarjes”;
c). Materiali fotografik perkates i pergatitur nga ekspertet e Komisariatit te Policise Lushnje i vene ne dispozicion te grupit te eksperteve;
d). “Akt ekspertimi autoteknik”, i kryer nga eksperti i Policise Rrugore Komisar M. H.,
e). “Deklarimet e drejtuesit te autovetures e markes “Seat” me targe regjistrimi greke AXN 9437 shtetasi K.A.”, i perfshire ne aksident i pyetur nga organi i Prokurorise;
f). “Deklarimet e deshmitareve H. A., A. M., F. Xh., te cilet tregojne rrethana te ndodhjes se aksidentit;
g). “Procesverbali i kqyrjes e kufomes se shtetasit S.Rr.”;
h). “Procesverbalet e kqyrjes e mjeteve”;
Para se t’iu pergjigjemi pyetjeve te vendosura nga Prokurori i ceshtjes, eshte e nevojshme te trajtohet dinamika e ketij aksidenti si me poshte – e kerkuar ne pyetjen nr.6:
Pyetje 6:
Cili eshte mekanizmi i ngjarjes ?
Pergjigje 6:
Ne daten 28 Shkurt 2010 rreth ores 19.00 ne aksin interurban kryesor Lushnje – Fier ne kryqezimin e ketij aksi me rrugen per ne fshatrat Kemishtaj dhe Krutje, jane perfshire ne nje aksident rrugor automjeti tip autoveure i markes “Seat” me targe regjistrimi Greke AXN 9437 me drejtues shtetasin shqiptar K. A., me motomjetin e drejtuar nga viktima S. Rr. Te dy mjetet kane qene duke qarkulluar ne te njejten kohe ne 2 drejtime dhe trajektore qe nderpriteshin njera me tjetren. Autovetura nen drejtimin e K. A. me pasagjer shtetasin H. A. - (i ati i drejtuesit te mjetit), ka qene duke qarkulluar nga Lushnja per ne Fier. Nderkohe qe motomjeti pa targa i markes “Lifan” i drejtuar nga shtetasi S. Rr. eshte afruar ne kryqezimin e “Klubit te Shoferit” sipas drejtimit nga ana e fshatit Krutje per ne fshatin Kemishtaj dhe ka tentuar kalimin pa u kujdesur per fluksin e mjeteve qe po qakullonin sipas drejtimit Lushnje - Fier.
Pikerisht, ne momentin kur sapo pjesa e perparme e motomjetit eshte futur ne korsine e shpejtimit te krahut te djathte, ai eshte goditur nga pjesa e perparme e autovetures me targa greke. Referuar demtimeve te mjeteve dhe demtimeve te drejtuesit te motomjetit, skema e goditjes se mjeteve ka qene nje goditje e paster ballore (per autoveturen) dhe laterale (anesore) per motomjetin. Nisur nga kushtet e erresires, veshjeve qe mbante drejtuesi i motomjetit, (nuk eshte identifikuar asnje pjese fosforishente- reflektuese ne veshjet e tij te erreta), drejtuesi i autovetures “Seat” ka reaguar me sistem drejtimi dhe frenimi per te shmangur goditjen, por nisur nga afersia dhe befasia e shfaqjes se motomjetit mjetet jane goditur sipas skemes se mesiperme: Duke studiuar “skicen e vendit te ngjarjes” dhe fotografite respektive, rezulton se perpara ndodhjes se aksidentit, autovetura ka qene duke udhetuar ne korsine e shpejtimit dhe jo ne krahun e djathte te karrexhates. Gjurmet e frenimit te mjetit te fiksuara ne skicen e vendit te ngjarjes e vertetojne kete fakt – nese do te zgjaten keto gjurme frenimi “pas” rezulton se ne momentin e identifikimit te rrezikut, (dalja e papritur e motomjetit nga krahu i majte per te kaluar ne krahun e djathte), mjeti ka qene i pozicionuar ne kete korsi.
Me tej, pas goditjes se vrullshme, mjeti autoveture i demtuar nga goditja, kryesisht ne pjesen e perparme krahu i majte (ana e drejtuesit te mjetit), eshte zhvendosur nen aksionin frenues per nje distance afersisht prej 30 metrash, nderkohe qe drejtuesi i motomjetit i goditur ne pjesen e kembes se djathte per shkak te pozicionit te motomjetit te tij, eshte “ngarkuar” mbi kofanon e autovetures, eshte goditur mbi xhamin e perparme, duke e thyer ate dhe me tej “eshte hedhur perpara” mbi siperfaqen e karrexhates.
Nderkohe qe motomjeti i goditur dhe per shkak te manovres se drejtuesit te autovetures per te dale sa me djathtas – (per te evituar goditjen) – eshte projektuar perpara, duke u rrezuar dhe duke lene shenja mbi asfalt, ka vazhduar per shkak “ngarkimit te goditjes” levizjen e pakontrolluar, duke u ferkuar ne pjesen e llamarinave te profiluara qe jane pjese e trafikndaresit – ku jane fiksuar “gjurme ferkimi blu” per te ndaluar ne pozicionin perfundimtar. Eshte per t’u evidentuar fakti qe rezulton nga deklarimet e shtetases F.Xh. – deshimtare akulare e aksidentit - e cila pohon se ne momentin e aksidentit motomjeti nuk ka ndaluar ne hyrje te kryqezimit per te kontrolluar fluksin e mjeteve, por eshte futur me shpejtesi dhe aty eshte perplasur me autoveturen me targe AXN 9437: Sikurse deklaron me tej kjo shtetase, ajo se bashku me persona te tjere ka kerkuar te jape ndihmen e pare dhe te gjithe kane bere te mundur transportimin e te demtuarit ne spital dhe me tej jane kryer veprimet ne vend ngjarje nga Policia Rrugore dhe nga organi i Prokurorise.
Pyetje 1:
Cila eshte gjendja teknike e mjetit tip “SEAT” me targe AXN 9437 ?
Pergjigje 1:
Gjendja teknike e autovetures e markes “Seat” me targe te huaj regjistrimi (greke) AXN 9437 ne te tre sistemet kryesore teknike ate te drejtimit, frenimit dhe te ndricimit, perpara ndodhjes se aksidentit rrugor te dates 28.02.2010, nisur nga verifikimet e kryera mbi dokumentacionin referues te autovetures ka qene e mire. Ne aktin e ekspretimit te ekspertit te Policise Rrugore Lushnje M. H., pas kqyrjes se dokumentave respektive te mjeteve, konfirmohet fakti se per autoveturen gjendja teknike (ne baze te “certifikates se kontrollit teknik” – leje qarkullimi greke), ka qene konform kerkesave te nenit 79 “Kontrolli teknik” te Kodit Rrugor te Republikes se Shqiperise – ligji nr.8378 date 22.07.1998, nderkohe qe per motomjetin pa targa te markes “Lifan” nuk ka dokumentacion referues ne dosje: Ciklomotori i markes “Lifan” mbi 50 pa targa, (eshte evidentuar se plotesohen dy kushte te kerkuara nga Kodi Rrugor per ta klasifikuar si motociklete, pasi kilometrazhi i tij eshte deri ne 140km/ore dhe sedilja e tij eshte me dy ndenjese), i drejtuar nga shtetasi S. Rr. ka qarkulluar i pa pajisur me targa regjistrimi, per rrjedhoje dhe i papajisur me “çertifikaten e kontrollit teknik”, prandaj ne lidhje me gjendjen e tij teknike para aksidentit nuk mund te shprehemi, pasi jemi ne kushtet e kundravajtjes se parashikuar ne nenin 79 “Kontrolli teknik” te Kodit Rrugor te Republikse se Shqiperise – ligji nr.8378 date 22.07.1998.
Nderkohe, pas ndodhjes se aksidentit, rezultojne demtime te renda te motorit qe nuk mundesojne verifikimin e gjendjes se tij teknike, e njejta gjendje eshte verifikuar edhe per autoveturen pas aksidentit sepse edhe ajo ka pesuar demtime, gjendja e funksionimit te sistemeve kryesore nuk mund te verifikohej nga ekspertet ne vendgjarje duke kryer
prova rikontrolli te funksionimit te sistemeve kryesore – frenim, drejtim, sinjalizim etj - per t’u shprehur ne raport me gjendjen teknike.
Pyetje 2:
Te percaktohet lloji i rruges dhe sistemi i sinjalizimit ne vendin ku ka ndodhur aksidenti ?
Pergjigje 2:
Duke u bazuar ne dokumentacionin e ndodhur ne dosje si dhe gjendjes reale te segmentit rrugor ku ka ndodhur aksidenti (zone rrugore interurbane kryesore) konstatojme gjithashtu se ne segmentin rrugor te njohur si “Klubi i Shoferit”, perpara vendit ku ka ndodhur aksidenti segmenti rrugor sipas drejtimit nga Lushnja – per ne Fier, ka sistem sinjalizimi horizontal dhe vertikal te fiksuara edhe ne “procesverbalin e kqyrjes se vendit te ngjarjes” dhe konkretisht si sinjalizimi vertikal eshte identifikuar “ndalim parakalimi per te gjitha llojet e mjeteve”, “kufizim shpejtesie deri ne 60km/ore”, “pike rreziku” dhe “vend per pushimin e mjeteve”:
Nga kqyrja e kujdeseshme e vendit te ngjarjes nga ana jone eshte evidentuar edhe tabela paralajmeruese “kryqezim i rruges kryesore me nje rruge jo kryesore”, vendosur ne te njejten vend me tabelen kufizuese te shpejtesise montuar mbi trafikndaresin prej llamarine te profiluar ne krahun a majte te rruges.
Pyetje 4:
Nese mund te percaktohet shpejtesia e levizjes e se mjetit motociklete qe drejtohej nga shtetasi S. Rr. dhe nese po sa ka qene ajo ne momentin e aksidentit?
Nese mund te percaktohet pika e goditjes se mjeteve, ku ka qene ajo ?
Pergjigje 4:
a). Nga ana tjeter, shpejtesia e motomjetit ne momentin e perfshirjes se tij ne kete akjsident rrugor eshte veshtire te llogaritet, pasi nuk ekzistojne elemente te tille qe ta bejne te mundur llogaritjen e saj, duke konsideruar edhe manovren e futjes se tij ne kryqezim – ketu kemi nje te dhene te vetme te deshmitares F. Xh. per menyren e futjes se motomjetit ne kryqezim pa ndaluar dhe pa kontrolluar me pare kryqezimin, qe gjithsesi nuk jep te dhena referuese per vleren numerike te shpejtesise se motomjetit:
b). Per te percaktuar “piken e goditjes” mund t’i referohemi dokumentacionit te dosjes penale, konkretisht “procesverbalit te kqyrjes se vendit te ngjarjes”, “skices” perkatese dhe “fotografive”, ku rezulton se mjetet jane takuar (goditur) afersisht ku jane fiksuar fillimi i gjurmeve te frenimit, pas te cilave ne nje distance prej 4,8 metra eshte fiksuar gervishtja e asfaltit nga motomjeti i goditur prej autovetures:
Pyetje 5:
Te percaktohet nese drejtuesi i mjetit tip “Seat” me targe AXN 9437 K. A. do te levizte brenda kufirit te lejuar te shpejtesise ne ate segment rrugor a mund ta shmangte aksidentin dhe pasojen e ardhur ?
Pergjigje 5:
Duke konsideruar afersisht piken e goditjes se mjeteve, konfiguracionin e kryqezimit ne nje segemnt te tille rrugor (“rruge interurbane kryesore”), evidentimin e reagimit te drejtuesit te autovetures se markes “Seat” me targe AXN 9437, pothuaj 11 metra matur sipas drejtimit te perfundimit te llamarinave te profiluara ne mesin e rruges, ne mund te arsyetojme per t’iu pergjigjur pyetjes, nese me shpejtesine e lejuar a do te mund te ishte shmangur goditja ose jo.
Referuar sa me lart duke konsideruar gjurmet e frenimit mund te vleresojme se identifikimi i manovres se gabuar te drejtuesit te motomjetit prej drejtuesit te autovetures, ka ndodhur ne nje ditance prej 24,3metrash, nisur nga fillimi i gjurmeve te frenimit – distance e intervalit psikoteknik per shpejtesine e llogaritur dhe te zoteruar nga autovetura prej 70km/ore. Nese kryhen matjet ne skicen e dosjes rezulton se kjo distance e transportuar ne segmentin rrugor perkon me nje distance prej rreth 13 metrash pa dale ne vijen imagjinare qe kufizon fundin e “trafikndaresit prej llamarine te profiluar”
Duke arsyetuar me te njejten logjike dhe per te njejten kohe psikoteknike prej 1,25 sek, llogaritjet per shpejtesine e lejuar prej 60 km/ore te distances se intervalit psikoteknik per nje kohe reagimi psikoteknik po prej 1,25 sek per kete shpejtesi te lejuar eshte 20,8 metra dhe nderkohe qe distanca e frenimit dhe ndalimit te mjetit per kete shpejtesi eshte 21 metra, pra distanca totale e ndalimit te mjetit do te rezultonte:
20,8 metra + 21 metra = 41,8 metra.
20,8metra + 11 metra = 31,8 metra
Eshte e kuptueshme qe edhe me shpejtesine e lejuar prej 60km/ore – duke iu referuar percaktimit te pikes se goditjes se mjeteve – goditja ka qene e pashmangshme, duke u nisur nga befasia e manovres se pakontrolluar te drejtuesit te motomjetit shtetasit S.Rr.
Ekspertet:
Ing. Mithat TOLA
Berti KOXHA (Md)
Vladimir ZARKA
(“Qendra e Studimeve te Sigurise Rrugore”)


Akti-ekspertimi i aksidentit të dytë
Aksidenti, si u përplas djali i ish-kryetarit të PD Vlorë
Tirane, me 26.05.2011
AKT EKSPERTIMI AUTOTEKNIK.
Në Tirane, më datë 26.05.2011, ne Ing.Mitat Tola(Md), Berti Koxha (Md) dhe Ing.Gezim Ajazi, specialiste te fushes se sigurise rrugore, prane “Qendres se Studimeve te Sigurise Rrugore”, me “vendimin per kryerjen e riekspertimit autoteknik” date 29 Prill 2011, jemi thirrur ne cilesine e eksperteve autoteknike nga Zoti A. D. – Prokuror prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lushnje, ne lidhje me aksidentin e ndodhur me date 03.09.2009 (procedimi penal nr.281), ne aksin rrugor Lushnje – Fier prane vendit te quajtur “Klubi i Shoferit” (ne kryqezimin e kesaj rruge me rrugen per ne fshatrat Kemishtaj dhe Krutje), ku nga perplasja e automjetit autoveture e markes “Mercedes Benz” me targe regjistrimi VL 7583 C me drejtues shtetasin A. B., me autoveturen e markes “Volkswagen Golf” me targe TR 4264 J, qe drejtohej nga shtetasi F. Xh., ka mbetur i vdekur shtetasi R. J., eshte plagosur shtetasi M. V. dhe 2 drejtuesit e mjeteve te perfshira ne kete ngjarje aksidentale rrugore.
Per t’iu pergjigjur pyetjeve te vendosura nga Prokurori i ceshtjes ne vendimin e dates 21.01.2011, eshte studiuar materiali i dosjes penale te vene ne dispozicion dhe konkretisht :
a). “Procesverbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes”;
b). “Skica e vendit te ngjarjes”;
c). Materiali fotografik perkates i pergatitur nga ekspertet e Komisariatit te Policise Lushnje, i vene ne dispozicion te grupit te eksperteve;
d). “Akt ekspertimi autoteknik”, i kryer nga ekspertet Sh. Xh. dhe G. C.,
e). “Deklarimet e drejtuesit te autovetures e markes “Mercedes Benz” me targe regjistrimi VL 7583 C - shtetasi A. B., te drejtuesit te autovetures “W-Golf” me targe TR 4264 J – shtetasi F. Xh., te perfshire ne aksident e te pyetur nga organi i Prokurorise;
f). “Deklarimet e deshmitareve, te cilet tregojne rrethana te ndodhjes se aksidentit”;
g). “Procesverbali i kqyrjes e kufomes se shtetasit K. L. dhe te personave te plagosur”;
h). “Procesverbalet e kqyrjes e mjeteve”;
Pyetje 1: Cili eshte mekanizmi i ngjarjes dhe veprimet e sejcilit pjesmarres ne ngjarje ? Konkretisht: lloji i rruges, drejtimet dhe shpejtesite e levizjes se mjeteve te perfshira, pika e goditjes, trajektoret e levizjes se mjeteve, para e pas aksidentit etj. ?
Pergjigje 1:
Ne daten 03 Mars 2009 rreth ores 00.30 ne aksin interurban kryesor Lushnje – Fier ne kryqezimin e ketij aksi me rrugen per ne fshatrat Krutje - Kemishtaj i njohur si “kryqezimi i klubit te shoferit”, jane perfshire ne nje aksident rrugor automjeti tipi autoveure i markes “Mercedes Benz” me targe regjistrimi VL 7583 C me drejtues shtetasin A. B., me autoveturen marka “Wolksvagen Golf” me targe TR 4264 J te drejtuar nga shtetasi Florian Xhafa. Te dy mjetet kane qene duke qarkulluar ne te njejten kohe ne drejtime dhe trajektore qe nderpriteshin njera me tjetren. Autovetura e markes “Mercedes Benz” ne drejtimin e A. B., ka qene duke qarkulluar nga Lushnja per ne Fier. Nderkohe qe autovetura e markes “Wolksvagen Golf” me targe TR 4264 J e drejtuar nga shtetasi F. Xh. eshte afruar ne kryqezimin e “Klubit te Shoferit” sipas drejtimit nga fshati Krutje per ne fshatin Kemishtaj, ne tentativen per te kaluar karrexhaten per ne Kemishtaj eshte perplasur nga autovetura markes “Mercedes Benz”.
Goditja ka ndodhur ne “kryqezim” ne nje pozicion kur autovetura e markes “Wolksvagen Golf” e kishte kaluar korsine ku po qarkullonte autovetura e markes “Mercedes Benz” ne drejtimin Lushnje - Fier dhe pikerisht pjesa e perparme ballore e autovetures “Mercedes Benz” ka goditur pjesen fundore ana e pasagjerit te autovetures te markes Ë-Golf”:
Duke u bazuar ne dokumentacionin e administruar ne dosje dhe gjendjen reale te segmentit rrugor ku ka ndodhur aksidenti (“zone rrugore interurbane kryesore”) konstatojme se ne segmentin rrugor te njohur si “Klubi i Shoferit”, perpara vendit ku ka ndodhur aksidenti, segmenti rrugor sipas drejtimit nga Lushnja – per ne Fier, ka sistem sinjalizimi horizontal dhe vertikal te fiksuara edhe ne “procesverbalin e kqyrjes se vendit te ngjarjes” dhe konkretisht si sinjalizim vertikal eshte identifikuar “ndalim parakalimi per te gjitha llojet e mjeteve”, “kufizim shpejtesie deri ne 60km/ore”, “pike rreziku”, “vend per pushimin e mjeteve” si dhe tabela paralajmeruese “kryqezim i rruges kryesore me nje rruge jo kryesore”, vendosur ne te njejten vend me tabelen kufizuese te shpejtesise montuar mbi trafikndaresin prej llamarine te profiluar ne krahun a majte te rruges”:
Pikerisht, ne momentin kur autovetura e markes “W-Golf” kishte kaluar korsine e pershpejtimit (korsine e djathte) sipas drejtimit te levizjes Lushnje – Fier, dhe ishte ne perfundim te manovres se kalimit te karrexhates per te hyre ne rrugen per ne fshatin Kemishtaj, pjesa e gomes se pasme te djathte e ketij automjeti eshte goditur nga pjesa e perparme e autovetures se markes “Mercedes Benz” me targa VL 7583 C, pikerisht me pjesen qendrore (duke lene targen tek disku i gomes). Referuar demtimeve te mjeteve dhe demtimeve te personave te lenduar ne mjetin autoveture “W-Golf”, skema e goditjes se mjeteve ka qene nje goditje e paster ballore (per autoveturen e markes “Mercedes Benz”) dhe laterale (anesore) per autoveturen e markes “W- Golf”.
Drejtuesi i autovetures se markes “Mercedes Benz” ne momentin e aksidentit ka qene duke qarkulluar ne korsine e djathte te karrexhates sipas drejtimit te tij te levizjes. Ne kushtet e erresires dhe trafikut te rralle per shkak te ores se vone, drejtuesi i autovetures “Mercedes Benz” nuk ka respektuar tabelat e “sinjalizimit kufizues per shpejtesine deri ne 60km/ore”, “paralajmerimit te nje kryqezimi me rruge jo kryesore” dhe “pike rreziku”, çka ke bere qe dhe reagimi i tij te vije me shume vonese/ose te jete krejtesisht i padobishem.
Kjo shpjegohet pikerisht me gjurmet rreshqitese te mjetit autoveture e markes “Mercedes Benz” te evidentuara ne vendin e ngjarjes te fiksuara ne skice, ne distance 11.3 meter nga pika e referimit dhe 4.1 meter nga buza perendimore e rruges, çka tregon se manovrimi me sistem drejtimi ne rreshqitje nga drejtuesi i tij A. B. eshte realizuar vetem disa metra perpara pikes se kontaktit mes mjeteve pra pikes se mundshme te goditjes, pike e cila eshte ne afersi te buzes jugperendimore te karrexhates, aty ku mbaron kryqezimi rruges kryesore me rrugen Krutje-Kemishtaj, ku dy automjetet jane goditur sipas skemes se meposhtme: Duke studiuar “skicen e vendit te ngjarjes” dhe fotografite respektive, rezulton se perpara ndodhjes se aksidentit, autovetura ka qene duke udhetuar ne korsine e shpejtimit dhe jo ne krahun e djathte te karrexhates, duke mos respektuar sinjalizimin rrugor vertikal te ndalimit te parakalimit te evidentuar ne segmentin rrugor ne shqyrtim. Gjurmet e rreshqitjes te mjetit te fiksuara ne skicen e vendit te ngjarjes e vertetojne kete fakt. Pozicioni i gjurmeve te rreshqitjes dhe drejtimi tyre tregon se drejtuesi i autovteures e markes “Mercedes Benz” ka reaguar ne momentin e fundit me sistem drejtimi djathtas duke bashkeshoqeruar levizjen e mjetit autoveture e markes “W-Golf” deri ne momentin e perplasjes midis tyre.
Me tej, pas goditjes se vrullshme, autovetura e markes “Mercedes Benz” i demtuar nga goditja, kryesisht ne pjesen ballore eshte zhvendosur ne forme kaotike nen aksionin “frenues ne rreshqitje” e me pas me batim per nje distance afersisht prej 56.9 metrash, nderkohe qe autovetura e markes “W-Golf” mbas perplasjes eshte zhvendosur po ne forme kaotike duke pesuar nje zhvendosje dyfishe me rreth 9.5 metra eshte perplasur me pas me pjesen anesore te krahut te majte ne murin e nje ndertese anes rruges.
Pyetje 2: Duke ju referuar mekanizmit te ngjarjes, llojit te rruges si dhe interpretimit te Kodit Rrugor, te saktesohet nese ka patur mundesi qe te dy mjetet te shmangnin aksidentin ?
Pergjigje 2:
Ne reference te spjegimeve te bera ne pergjigje te pyetjes se mesiperme, duke marre ne konsiderate dinamiken e aksidentit, trajektoret e levizjes, vendin ku eshte realizuar kontakti mes mjeteve dhe shpejtesine me te cilen qarkullonte autovetura e markes “Mercedes Benz” ne raport me kufizimet e vendosura ne sinjalitiken e evidentuar ne “procesverblin e kqyrjes se vendit te ngjarjes”, rezulton se, nese do te ishte respektuar kufizimi i shpejtesise se vendosur prej 60 km/ore ne ate segment rrugor, autovetura e markes “Ë-Golf” do ta kishte perfunduar manovren e kapercimit te karexhates ne kete kryqezim dhe aksidenti do te ishte shmangur.
Duke konsideruar afersisht piken e goditjes se mjeteve, konfiguracionin e kryqezimit ne nje segemnt te tille rrugor (“rruge interurbane kryesore”), evidentimin e mosreagimit te drejtuesit te autovetures se markes “Mercedes Benz” me targe VL 7583 C shtetasit A. B., rreth 3 metra pas gjurmeve te para te rreshqitjes, ne mund te arsyetojme per t’iu pergjigjur pyetjes, se me shpejtesine e lejuar do te mund te ishte shmangur goditja.
Pyetje 3: Duke ju referuar mekanizmit te ndodhjes se ngjarjes te percaktohet nese ka shkelje te dispozitave te Kodit Rrugor ne veprimet e sejcilit pjesemares ne kete ngjarje dhe cilat nene te Kodit Rrugor jane shkelur?
Pergjigje 3:
Duke ju referuar vleresimeve dhe konkluzioneve te dhena ne pergjigje te pyetjeve te mesiperme ne lidhje me percaktimin e shkeljeve te dispozitave te Kodit Rrugor ne veprimet e sejcilit pjesmarres ne kete ngjarje mund te konkludojme se:
A. Nga enti pronar i rruges (Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve) eshte lejuar ndertimi ne nje “Rruge Interurbane Kryesore” i nje “kryqezimi ne nivel”, i cili bie ne kundershtim me dispozitat e nenit 2 pika 3/B te Kodit Rrugor te Republikes se Shqiperise ligji 8378 date 22.07.1998:
Pika 3/B - RRUGË INTERURBANE KRYESORE: Rrugë me karrexhata të pavarura ose të ndara nga trafikndarës të pakapërcyeshëm, secila me të paktën dy korsi lëvizjeje dhe bankina të shtruara, pa kryqëzime në nivel, me hyrje të koordinuara për objekte anësore, e dallueshme nga sinjale të veçanta të fillimit dhe mbarimit, e rezervuar për qarkullimin e disa kategorive mjetesh me motor. Për të tjera kategori të mundshme mjetesh të përdoruesve duhet të parashikohen hapësira të përshtatshme. Për qëndrimin duhet të jenë parashikuar zona të caktuara, me hyrje e dalje, të pajisura përkatësisht me korsi ngadalësimi dhe shpejtimi.
B. Nga drejtuesi i mjetit tip autoveture e markes “Mercedes Benz” me targe VL 7583 C shtetasi A. B. jane perkatesisht shkelur dispozitat e neneve 139 “Shpejtesia” pika 2 te Kodit Rrugor, dispozitat e nenit 140 “Kufizimet e shpejtesise” pika 2,
C. Nga drejtuesi i mjetit autoveture e markes “Ëolksvagen Golf” me targe TR 4264 J shtetasi F. Xh. ne manovren e tij te kalimit te kryqezimit jane respektuar sinjalizimet e vendosura ne fillim te tij, ku lejohet kalimi ne drejtimet drejt dhe djathtas, ai ka respektuar tabelen “Stop” pasi e ka kaluar plotesisht kryqezimin ne pjesen e karrexhates ne sensin Fier-Lushnje dhe perplasja ka ndodhur, kur ai ishte ne perfundim te kryerjes se manovres se kalimit te karexhates edhe ne drejtimin e levizjes Lushnje-Fier.
Ne keto kushte nga shqyrtimi i dokumentacionit te administruar ne dosjen hetimore penale rezulton se ai nuk eshte i pajisur me lejedrejtimi automjeti cka perben shkelje te dispozitave te nenit 115 pika 1 te Kodit Rrugor.
Ekspertet:
Ing. Mithat TOLA Berti KOXHA (Md)
Ing.GezimAJAZI

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë