Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik i mëngjesit të djeshëm në Velipojë ku humbën jetën dy shqiptarë dhe dy italianë.
Drejtuesi i mjetit tip BMW, Besmir Kola do të martohej më 14 gusht dhe për dasmën e tij, kishte ftuar edhe kushërirën e tij, Artenisa Peraj, e cila shoqërohej nga i dashuri i saj italian, Giorgio De Serio.
Mësohet se Artemisa kishte vendosur të shpallte fejesën me italianin në dasmën e Besmirit.

(Artenisa Peraj, 24 vjeç, humbi jetën në aksident)

(Giorgio De Serio, i dashuri i Artenisës, humbi jetën në aksident)
Ndërsa për italianin tjetër, ende nuk dihet asnjë detaj. Katër të rinjtë ishin duke shkuar në një klub nate kur ndodhi aksidenti tragjik.
Mjeti përfundoi në kanal për shkak të mungesës së sinjalistikës. Viktima të këtij aksidenti mbetën Besmir Kola 29 vjeç nga Lezha, Artemisa Peraj, 24 vjeç, po nga Lezha si dhe shtetasi italian, Giorgio De Serio, 25 vjeç.
Policia tha se të rinjtë humbën jetën për shkak të mbytjes, pasi nuk kanë mundur dot të dalin nga automjeti.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com