Rrugët shqiptare vazhdojnë të mjelin viktima, një plagë e vërtet për vendin tonë. Aksidenti më i fundit, në superstradën Lezhë-Shkodër ka shkaktuar vdekjen e dy të rinjve, të cilët udhëtonin në një tricikël.

Viktimat janë Ervis Agushi 27 vjeç, si dhe Fabio Sinani 14 vjeç, i cili ndërroi jetë pak orë pas aksidentit, të dy nga Lezha. Të rinjtë, të cilët udhëtonin me një tricikël po dilnin nga një rrugë dytësore në superstradën Lezhë-Shkodër, ku dhe po grumbullonin skrap në fshat për ta shitur.

Ata janë përplasur nga një automjet me targa 1836D, ndërkohë që policia rrugore e qarkut Lezhë ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku dhe ka berë shoqërimin për në komisariat të drejtuesit të mjetit.