HIMARË-Një prej studenteve të plagosura, Besjana Xheneti në ekspeditën mësimore për në Sarandë shoqërohej nga i fejuari i saj Armand Halilaga nga qyteti i Kavajës.
Djali kavajas nuk mundi t’i shpëtonte dot aksidentit të djeshëm fatal, duke ndërprerë kështu historinë e dashurisë mes dy të rinjve.
Besjana Xheneti ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën por dje, asaj nuk i kanë treguar se njeriu i jetës ka vdekur.
Mësohet se i fejuari i Besjanës bën pjesë në listën e 11 viktimave të para të këtij aksidenti. Dy të rinjtë ishin nga qyteti i Kavajës, Besjana ishte në vitin e fundit të Universitetit Aleksandër Xhuvani për gjuhë-letërsi dhe jetonte në konvintin e shkollës, ndërsa Armandi punonte në Kavajë. Në këtë udhëtimin fatal, Armand Halilaga kishte vendosur ta shoqëronte të fejuarën e tij, Besjana Xheneti, ndoshta për të kaluar edhe disa ditë të bukura pranë bregdetit shqiptar. ( ne foto Besjana dhe Armandi)
(b.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com