PARIS - Në stacionin e Bretigny-sur-Orge, pranë Parisit, punonjësit e kërkim shpëtimit janë duke punuar ende me shpresën për të gjetur të mbijetuar në trenin, me 350 pasagjerë i cili u përplas në Bretigny-sur-Orge, në jug të Parisit.
Kryeministri francez Jean-Marc Ayrault, duke folur nga vendgjarja konfirmoi se "numri i viktimave aktualisht është gjashtë të vdekur, dhe 30 të plagosur, prej të cilëve tetë janë në gjëndje të rëndë."
Të lënduarit po marrin të gjithë trajtimin e duhur shtoi ai.
Kryeministri nuk përjashtoi mundësinë se numri i viktimave mund të rritet përsëri për shkak se disa nga viktimat ishin në gjëndje të rëndë.
Treni Intercity, ku po udhëtonin 350 pasagjerë, sapo kishte lënë stacionin e Parisit dhe ishte drejtuar drejt Limoges, kur doli nga shinat, duke u përmbysur në kalimin e stacionin e Bretigny-sur-Orges.
Ndërkohë auritetet përkatëse kanë nisur një hetim për të zbardhur shkakun e aksidentit të rëndë. “ Është një katastrofë” janë fjalët e para të Guillame Pepy, presidenti i kompanisë Sncf, që menaxhon linjat hekurudhore franzece . “Mendimi jonë i pare- ka shtuar Pepy- është për viktimat dhe familjet e tyre.
Ndërsa dëshmitë e të mbijetuarve kanë treguar tmerr dhe panik.
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com