Aksidenti i 7-vjeçarit nga Sadri
Abazit, PD: Ai fshehu ngjarjen  
 

Aksidenti i 7-vjeçarit nga Sadri<br />Abazit, PD: Ai fshehu ngjarjen  <br /> 
Deputeti Sadri Abazi përfshihet në një aksident rrugor duke aksidentuar një fëmijë në rrugën dytësore Durrës Shkozet, aksident fatmirësisht pa pasoja.

Partia Demokratike ka reaguar  në një njoftim për shtyp duke e quajtur Sadri Abazin, një prej oligarkëve të preferuar të Edi Ramës, që merr çdo tender pa garë, që ka kapur dhe zyrën e prokurimeve, ka përplasur sot një fëmijë me makinë dhe ka tentuar ta fshehë aksidentin.

Gjithashtu në njoftim thuhet se dëshmitarë të ngjarjes bëjnë me dije se pasi ka mbërritur policia, ai ka refuzuar të dorëzojë tek uniformat blu dokumentat e automjetit, dhe ka marrë në telefon Saimir Tahirin.

"Kjo është sjellja tipike e një horri, e një halabaku deputet, që Edi Rama i ka dhënë tendera, miliarda lekë, leje ndërtimi, e leje për të ndërtuar pa leje, i cili ndihet aq i pushtetshëm sa të fshehë dhe aksidentet që bën në rrugë", thuhet në njoftimin për shtyp. 

Ja Deklarata e Plotë

Sadri Abazi, një prej oligarkëve të preferuar të Edi Ramës, që merr cdo tender pa garë, që ka kapur dhe zyrën e prokurimeve, ka përplasur sot një fëmijë me makinë dhe ka tentuar ta fshehë aksidentin.

Dëshmitarë të ngjarjes bëjnë me dije se pasi ka mbërritur policia, ai ka refuzuar të dorëzojë tek unifomat blu dokumentat e automjetit, dhe ka marrë në telefon Saimir Tahirin.

Kjo është sjellja tipike e një horri, e një halabaku deputet, që Edi Rama i ka dhënë tendera, miliarda lekë, leje ndërtimi, e leje për të ndërtuar pa leje, i cili ndihet aq i pushtetshëm sa të fshehë dhe aksidentet që bën në rrugë.

Poshtërsia shkon edhe më larg, ku​r tentojnë ta paraqesin sikur fëmija ka përplasur makinën e Sadriut dhe madje i ka shkaktuar atij dëme.

Policia nga ana tjetër nxjerr një deklaratë ku nuk i përmend deputetit as emrin, por inicialet A.S, ndërkohë që e njëjta polici, ndalon, gjobit, dhe arreston drejtues mjetesh për shkelje shumë të vogla se një aksident, madje mezi pret të publikojë emrat e qytetarëve që i kap në kundravajtje.

Sadriu ia del të detyrojë edhe të atin e fëmijës, të dalë e të thotë publikisht se ishte faji i tij, jo i oligarkut.

Me këtë soj e ndan dhe e ushtron Edi Rama pushtetin, që krekoset pastaj dhe në parlament dhe kërcënon deputetët e opozitës me fjalë banale e neveritëse. Të tjerët pastaj që përplas në rrugë me makinë, nuk i llogaritet fare.

Koha e maskarenjve është drejt fundit. Koha e oligarkëve po mbaron. Qytetarët shumë shpejt do të rikthejnë ligjin dhe drejtësinë në vend.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv