FOTO/ Aksidenti i frikshëm në New York, makina ndahet më dysh, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare

FOTO/ Aksidenti i frikshëm në New York, makina ndahet më dysh, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare

Pamje nga aksidenti

Një 23-vjeçare nga Kosova raportohet se ka humbur jetën në një aksident trafiku në Nju Jork.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Beqir Sina, i cili shkruan se nga burime të shtypit lokal mësohet se shoferi që drejtonte automjetin ishte një emigrant shqiptar, i cili u arrestua pas aksidentit që rezultoi me vdekjen e 23-vjeçares.

Policët arrestuan 30-vjeçarin që drejtonte makinën nën dyshimin se ai po ngiste makinën në gjendje të dehur, sipas burimeve policore. Viktima e identifikuar si Adriana Sylmetaj, vdiq në vendngjarje nga plagët e marra.

Aksidenti me pasoja fatale ndodhi rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro