49-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e mëngjesit të së hënës në Gosë-Vilëbashtovë të Kavajës është djali i dy personave publikë. Prindërit e viktimës Laurel Alite që humbi jetën nga përplasja e motorit të tij me një makinë, janë ish-lojtari dhe ish-trajneri i ekipit të volejbollit “Erzeni”, Lulzim Alite dhe ish-kryebashkiakja e Shijakut dhe mësuesja, Afërdita Alite.

Lulzim Alite ka veshur fanellën shijakase, për të cilën edhe i biri duket se ndante të njëjtin pasion. E shoqja, Afërdita, ka shërbyer edhe si drejtuese e shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Shijak.

Komuniteti i Shijakut e përshkruan Laurelin si një njeri “të mrekullueshëm” dhe “të gatshëm për të ndihmuar.”

“Kushdo që ka punuar me Lelin e di se sa njeri i mrekullueshëm, pozitiv dhe i gatshëm për të ndihmuar ka qenë. Do të na mungojë shumë të gjithëve. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij në këto momente të rënda”, thuhet në një postim të ndarë në rrjete sociale.

Nga postimet e tij në rrjetet sociale, kuptohet se Laurel Alite ka lënë pas bashkëshorten dhe dy vajzat.

P.J/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16

    Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?