Aksidenti i nxënësve në Fushë-Arrëz
Dikush i vodhi një milion e gjysmë €

Aksidenti i nxënësve në Fushë-Arrëz<br />Dikush i vodhi një milion e gjysmë €
Maturantët dhe profesorët e gjimnazit të Malishevës, të cilët kanë mbetur invalid pas aksidentit të Fushë-Arrëz, në Shqipëri, në vitin 2004, ende nuk janë kompensuar financiarisht. 1 milion e 500 mijë euro, është shuma e cila u është vjedhur, e dedikuar për nxënësit që pësuan në këtë aksident.

Sipas një burimi të gazetës "Tribuna", i afërt me Bankën Qendrore të Kosovës, Byroja Shqiptare e Sigurimeve, në fillim pas aksidentit kishte ndarë 1 milion e 500 mijë euro, për të kompensuar të lënduarit dhe invalidët. Një gjë e tillë ishte konfirmuar jo zyrtarisht nga ana e Byrosë Shqiptare, se kjo shumë është ndarë dhe së shpejti do t’i ndahet të lënduarve të këtij rasti.

Por sipas të njëjtit burim, në mënyrë misterioze 1 milion e 500 mijë euro, ishin zhdukur duke mos u dhënë përgjigje nga ana e Bankës Qendrore të Shqipërisë, Byrosë së Sigurimeve dhe Bankës Qendrore të Kosovës.

Marrë nga "Tribuna"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital