Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e dy pilotëve që humbën jetën sot në Malësi të Madhe ku ka thënë se nuk gjen fjalë për nënat e tyre dhe se vuan bashkë me to në dhimbjen e tyre.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Faceboook” Kodheli shkruan se, Floriani dhe Donaldi ishin të destinuar për të qëndruar në qiell ndaj atje u prehshin.
Ajo ka vlerësuar punën dhe kontributin e dy pilotëve që kanë dhënë në Forcat e Arematosura, ku ka thënë se, i shërbyen vendit dhe dhanë jetën për të.
Ajo i ka uruar shërim të shpejtë edhe efektivit të plagosur.
Ja mesazhi ngushëllues i Mimi Kodhelit
Floriani dhe Donaldi ishin të destinuar për të qëndruar në qiell. Qielli ishte puna, detyra, pasioni i tyre. Atje lart u prehshin!
Dhimbje, pikëllim, trishtim për humbjen e dy ushtarakëve të devotshëm, dy pilotëve të talentuar, dy djemve model për shoqërinë.
E kishin jetën përpara, por ranë në lule të moshës, në krye të detyrës.
Nuk kam fjalë të ngushëlloj nënat e tyre. Vuaj bashkë me to.
I shërbyen vendit dhe dhanë jetën për të.
Lutem për shpirtin e tyre.
Shërim të shpejtë Geraldit!
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com