Aksidenti i Rakipit, PDIU: PD bën
politikë, prokuroria mos ndikohet

Aksidenti i Rakipit, PDIU: PD bën<br />politikë, prokuroria mos ndikohet
PDIU ka reaguar pas aksidentit ku deputeti i kësaj force politike përplasi për vdekje një kalimtar, që i preu rrugën në autostradën Tiranës-Durrës.
 
E ndërsa akuzon PD se kërkon të bëjë politikë me aksidentin dhe harron se është në qeveri, PDIU kërkon nga Prokuroria dhe Policia të mos ndikohet politikisht.
 
PD, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik e nuk sheh që është ende në qeveri; është për të ardhur keq që përpiqet mjerisht të abuzojë me raste aksidentesh e fatkeqësish.
 
PDIU i kërkon Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.
 
I shprehim ngushëllime familjes së të ndjerit për këtë fatkeqësi tragjike
” thuhet në njoftimin e PDIU.
 
Sipas Partisë Demokratike, e cila kërkon zbardhjen dhe transparencë të plotë, ngjarja po tentohet të mbahet e fshehtë dhe të manipulohet vendngjarja.

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi përplasi sot për vdekje një person në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë me tregun ushqimor.

dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)