Aksidenti i rëndë në TEG, sociologia për Report Tv: Shoqëria vuan nga të rinj që ‘reklamojnë’ luksin në rrjete sociale, mungon respekti për jetën dhe ligjin

Aksidenti i rëndë i ndodhur në zonën e TEG në Tiranë, ku humbën jetën 3 të rinj, për sociologen e njohur Entela Binjaku tregon se një pjesë e mirë e të rinve shqiptarë kanë pak respekt për jetën dhe të tjerët.

E ftuar në lidhje të drejtpërdrejtë në Report Tv, sociologia shpjegoi nga ana psiko-sociale tendencën  e shumë të rinjve për të shfaqur luksin në rrjete sociale, për të reklamuar të ndaluarën dhe rrezikun pa marrë parasysh pasojat që sjellin në jetën  e tyre por edhe të të tjerëve.

Binjaku tha se ishte një ngjarje e rëndë dhe tronditëse për opinionin publik dhe se empatia e bën të pamundur të jesh indiferent në këto raste. E pyetur nga gazetari i Report Tv Andi Kapxhiu se si e gjykon qasjen e të rinjve në promovimin  që i bëjnë çdo dite materializmit dhe kriminalitetit ajo u shpreh.

“Ka një grup njerëzish që e bëjnë shpesh këtë gjë, publikojnë në rrjetet sociale një lloj statusi ekonomik, që është joshëse për të tjerët dhe nga kjo marrin vlerësim dhe admirim për një të mirë materiale që posedojnë”- u shpreh sociologia.

“Çdo gjë që është e ndaluar për normat e një shoqëria është joshëse dhe përbën tërheqje për disa persona”, vijoi Binjaku.

Më tej ajo bëri thirrje për prindërit dhe institucionet që të mësojnë rëndësinë e jetës, respektin për jetën dhe ligjin dhe të kenë frikë nga pasojat e  ligjit.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/03/2023 01:27

    Reklamimi i luksit ne rrjetet sociale,vjen nga qe kemi qene popull i varfer,vetem pas 45 vjetesh hapen syte dhe pane bote me sy.Prinderit e ketyre i hipnin makines 3 here ne jete,kur lindnin,kur martoheshin dhe kur vdisnin,per te mos folur per mungesat e tjera ne jete dhe keshtu i perkedhelin femijet dhe duan te mos ndjejne mungesat qe kane patur vete,gjithashtu nje fenomen shume te perhapur shikoj faktin qe shqipot nuk para i kritikojne femijet,i mbrojne vend e pa vend dhe shkojne deri aty sa behen bashkepuntore ne krime.Sa here kemi degjuar per babe e bir te arrestuar per kultivim drogash,ose familje te tera?Ju kujtohet pastruesja dhe i biri qe u kapen per vjedhje?

    Përgjigju
  • Shofer Veteran: 11/03/2023 21:51

    Unë nuk mund ta ngas makinën time në rrugë për shkak të shoferëve të tillë! Ata nuk respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe vijnë t'ju shqetësojnë në mes të trafikut me dritat e tyre, madje edhe me veprimet fizike! Pse? Për 2 gjëra: (a) Sistemi arsimor është i kalbur! (b) Nuk ka polici përgjatë rrugëve. Ata fshihen pas mureve për të kapur një "makinë të varfër" dhe futin në xhep 2000 lekë. Ata nuk rregullojnë trafikun dhe nuk kontrollojnë qarkullimin e trafikut! Me vjen keq por ky eshte realiteti. Në fund, rezultate kaq tragjike! Njerez te rinj.

    Përgjigju
  • Lexues: 11/03/2023 15:49

    Prindi e edukon femijen me shembullin qe jep. Nese prindi eshte skllav i parase, edhe s’di cfare eshte puna, ligji e nderi, atehere edhe femija me keto vlera do rritet. Nuk eshte ceshtje moshe, eshte ceshtje vlerash. Shoqeri me vlerat e gabuara.

    Përgjigju
  • Leka: 11/03/2023 14:04

    E semur e semur po paret ka ditur mei marr zoti Gjykates!paret e marrura mos i ka ndare pergjysme me tya zoti Gjygjtar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja