Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i trefishtë në aksin rrugor ‘Strum- Roskovec’ një natë më parë. Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se një nga shoferi me inicialet B. C., ka ndaluar dhe ka parkuar pothuajse në mes të rrugës, teksa ka hapur derën e makinës.
Paraprakisht dyshohet se viktima Klajdi Hoxha ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe për pasojë është përplasur më automjetin e parkuar. Të njëjtat burime theksojnë se 33-vjeçari ka tentuar të shmangte përplasje, por nuk ka mundur, duke përfunduar në kahun e kundërt të rrugës ku përballë tij po udhëtonte edhe shtetasi tjetër me iniciale F. D. Edhe ky i fundit raportohet të ketë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.
Sipas ekspertëve rrugorë të tre drejtuesit dyshohet të kenë qënë fajtorë të aksidentit fatal. Dy drejtuesit e automjeteve janë arrestuar nga blutë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
"Në vijim të informacionit mbi aksidentin e djeshëm, në aksin rrugor "Strum-Roskovec", ku si pasojë e përplasjes së motomjetit me drejtues shtetasin M. H., 33 vjeç, fillimisht me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin F. D., humbi jetën 33-vjeçari, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve B. C., 70 vjeç, banues në Roskovec dhe F. D., 37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Komente





