Erion Braçe ka reaguar i indinjuar lidhur me aksidentin tragjik ku u shënuan 2 viktima gjatë orëve të natës në zonën e ’21 Dhjetorit’ në Tiranë. Teksa shpërndan lajmin e Shqiptarja.com, Braçe numëron të gjitha shkeljet e mjetit ‘Citrone’ që shkaktoi 2 viktima, ndërsa vetë drejtuesi ka mbetur i plagosur rëndë.
Nga shpejtësia e madhe dhe kalimi me semafor të kuq që nuk lejohet në asnjë orë të ditës, deri tek armëmbajtja dhe thyerja e orës policore, Braçe shkruan se në të gjitha këto shkelje ku është policia e Tiranës që nuk parandalon raste të tilla tragjike.
“Për qartësi:
1. Në qarkullim në orë 3.20 të mëngjesit, pra nën ndalimin e orës policore;
2. I dehur, pra i sapo çuar nga ndonjë mejhane e hapur edhe pse nën ndalimin e orës policore;
3. Me shpejtësi, pra i ndaluar në çdo orë te ditës, në orën policore i ndaluar fare fare;
4. Vijon rrugën me semafor te kuq, pra i ndaluar ta bëj në çdo orë të ditës, në orën policore nuk duhet të lëvizte fare fare;
Atëherë: Kjo është vrasje e qëllimtë e dy shtetasve! Në anë tjetër kaq shumë shkelje ligji, po policia ku është në mes të Tiranës?!
E fundit; nuk luftohet pandemia me gjasme, hem si sëmundje infektive, hem si pandemi e paligjshmërisë, hem si pandemi e vrasjeve në rrugë! PS: Ka dhe pushkë me vete-se desh e harrova; pandemia e armëmbajtjes pa leje”, shkruan Braçe
Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 03:20, në kryqëzimin "21 Dhjetori", ku janë përfshirë në një aksident mjeti "Citoren" me drejtues Emirjan Dokon, 30 vjeç dhe mjeti me drejtues Luan Cenollarin. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë ndërruar jetë Cenollari dhe pasagjeri në automjetin e tij, i identifikuar si Ali Bejo 69 vjeç.
Postimi i Erion Braçes
Lajmi kryesor:
Aksident në Tiranë/ I dehur e me semafor të kuq, 30-vjeçari i merr jetën policit të burgjeve që natën punonte taksist e pasagjerit të tij! Autorit iu gjet një pushkë në makinë (VIDEO+FOTO)
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1913
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk
27 Janar, 15:09
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
Vrasja e postierit në Kamzë, arrest me burg Eduard Lamit! Arma dhe gëzhojat dërgohen në laborator shkencor
27 Janar, 10:29
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
Aksident/ 2 makina përplasen në Fushë Krujë - Thumanë, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma
27 Janar, 07:37
-
Yzberisht/ Djali qëllon me thikë të dashurin e mamasë, pas sherrit në banesë, arrestohet (EMRAT)
26 Janar, 17:26
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18