Aksidenti me 3 viktima në Librazhd, riparohen barrierat mbrojtëse në rrugë! Eksperti: Problem bazamenti i tyre i dobët, tragjedia mund të përsëritet

Dy ditë pas aksidentit fatal ky dy automjete u përplasen dhe mjeti tip “Benz ML” ra në Shkumbin, ku humbën jetën tre persona, Report TV është rikthyer në vendin e ngjarjes ku aktualisht po punohet për riparimin e barrierave mbrojtëse. Betoni që është vendosur në aksin Elbasan-Librazhd është i amortizuar dhe nuk arrin të mbajë sinjalistikën e re.

Ky aks që mirëmbahet nga kompania "T2" me administrator Artan Sakon është kthyer shpesh në burim aksidentesh, për shkak të rënies të gurëve nga mali, lagështisë dhe barrierave pa bazament.

Nga shpati malit bien gjithnjë gurë kur ka reshje shiu, ndërsa jashtë kamerave ekspertët rrugorë thanë se nevojitet vendosja e rrjetave mbrojtëse. Një tjetër shqetësim i ngritur nga ato ishte fakti se problemi nuk ndodhet te barrierat mbrojtëse por te bazamenti i tyre që është i dobët.

“Segmenti rrugor prej 2 km para Librazhdit duhet mbrojtur me rrjetë për rënien e gurëve që bëhen shkak për devijime dhe humbje kontrolli të mjeteve rrugore. Në periudha me shira dhe temperatura të ulëta rruga bëhet e rrëshqitshme për shkak të tatëpjetave dhe kthesave të vijueshme, për këtë rrezik duhet pajisur me sinjalistikë kufizuese të shpejtësisë dhe sinjale rreziku si dhe duhen marrë masa për hedhje kripe në raste ngricash dhe dëbore.  Segmenti Elbasan-Qafë Thanë është shumë i mbingarkuar dhe me kthesa të vijueshme dhe kamionët me rimorkio e bëjnë të pamundur parakalimin. Kjo manovër është bërë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve. Nevojitet zgjerim i rrugës ose në oraret e ditës duhet të pezullohet lëvizja e mjeteve të rënda. Llamarinat mbrojtëse janë në rregull, por problemi qëndron te lidhja e tyre me tokën, pasi betoni i përdorur është i cilësisë së dobët. Pra nuk këputen llamarinat por shkëputen mbajtëset vertikale të tyre. Nëse ato fiksohen si duhet atëherë duhet ta mbajnë brenda rrugës një makinë”.

Për ngjarjen është ndaluar drejtuesi i Fordit Sajmir Gjuzi, i cili ka deklaruar se po lëvizte në korsinë e tij, kur përballë i ka shkuar Mercedes Benz ML. Ende nuk dihet shpejtësia e mjeteve, ndërsa hetimet për këtë ngjarje po kryhen nga Prokuroria e Elbasanit e cila pritet të zbardhe rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Aksi Elbasan-Librazhd është problematik për rënien e gurëve në rrugë sidomos në ditët kur ka reshje shiu, duke u kthyer në burim aksidenti për drejtuesit e mjeteve, dhe rasti i tillë ishte edhe dita që u mori jetën 3 personave. 

Dy ditë më parë, 3 persona humbën jetën dhe 2 mbetën të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë, anëtarë të një familje nga Kukësi. Brenda mjetit tip "Benz" ku udhëtonin 5 anëtarët e familjes, u përplas me një mjet tjetër tip "Ford" duke përfunduar në lumin Shkumbin. Është dashur ndërhyrja  e polumbarëve të RENEAS kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e tre trupave të pajetë nga automjeti tip "Benz". Viktimë e aksidentit mbetën Elmi Keqa 53 vjeç, Elona Keqa, 35 vjeç dhe Elis Sulmataj 18 vjeç, ndërsa Elisiado Keqa, 10 vjeç dhe Ambra Mhilli, 20 vjeçe kanë mbetur të plagosur dhe u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ata ishin nisur nga Kukësi për të festuar ditëlindjen e njërit prej anëtarëve të familjes drejt Korçës, por udhëtimi i tyre u pre në mes nga aksident tragjik. Të tjerë familjarë të tyre udhëtonin në një tjetër automjet, pas tyre, që fatmirësisht nuk u përfshinë në aksident.  

1643895610_A.jpeg

1643895627_S.jpeg

Riparimi i barrierave mbrojtëse ne aksin Elbasan-Librazhd, ku ndodhi aksidenti me 3 viktima

I.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KNP: 03/02/2022 16:08

    Normal, si gjithmone ne Albanistan puna behet mbas tragjedive. Bravo !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI