Makina “Mercedes Benz” që drejtohej nga Enejdi Laçi, 25 vjeç, brenda së cilës ishin vëllai që sapo kishte marrë në Rinas, kushëriri dhe miku i tij, para se të përplasej me betonierën që kishte ndaluar në mes të rrugës pa ndezur bllokazhin, fillimisht parakaloi 2 kamionë pasi kishte hyrë në rrugën që të çon drejt Fushë-Krujës.
Nga verifikimi paraprak i bërë prej grupit hetimor, në parakalim, shpejtësia dyshohet të ketë qenë të paktën 200 km/h. Megjithatë, sapo Enejdi kaloi në korsinë e tij të lëvizjes, përplasja me betonierën ishte e pashmangshme për shkak të distancës së shkurtër, mungesës së fushëpamjes nga 2 parakalimet e para dhe shpejtësisë së lartë me të cilën po lëvizte.
Mendohet se në momentin kur ka goditur nga pas mjetin e tonazhit të rëndë, makina e të rinjve nga Borizana e Fushë-Krujës të ketë qenë me të paktën 170 km/h. Mungesa e gjurmëve të frenimit tregon për grupin hetimor se drejtuesi i saj nuk e ka parë fare betonierën, përplasja me të cilën shkaktoi tragjedi duke e shpërthyer në flakë makinën e duke i lënë të katërt të rinjtë të pajetë.

Aleksandër Krrashi, 24-vjeçari që drejtonte pa patentë betonierën, tashmë i arrestuar për 3 akuza nga policia, ka rrëfyer për hetuesit pse ndaloi në mes të rrugës pa ndezur sinjalet e bllokazhit. Sipas tij, sapo doli nga vendi i kompanisë së prodhimit të betonit ku punonte i padeklaruar, dhe kishte hyrë në rrugë, makina iu fik pasi sipas tij i mbaroi nafta. Ka provuar disa herë ta ndezë, por ka qenë e pamundur. Në afërsi ndodhet një pikë karburanti, tek e cila u tha hetuesve se shkoi për të marrë naftë, por gjatë kësaj kohe sipas tij, harroi të ndezë bllokazhin e makinës. Pas përplasjes ai u largua me ndihmën e kushëririt të tij, Valentin Krrashi, të dy të kapur pak orë më vonë.
Firma ku punonte Aleksandër Krrashi, rezulton të jetë “Hel-Jon shpk”, e cila merret me prodhim dhe tregtim betoni që prej vitit 2021, kur dhe është krijuar. Kompania është me administrator Samir Hoxhën, 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim pasi duhet të japë sqarime për për kushtet e kompanisë në raport me punonjësit. Samir Hoxha është djali i Ruzhdi Hoxhës, biznesmenit i cili u gjet i vrarë më 6 nëntor 2021 në Qafë Mollë.
Ndërkohë, për punësimin në te zezë të 24-vjeçarit Krrashi shofer për betonieren pa e pasur patentën për drejtimin e një kategorie të tillë mjeti, u arrestuar menaxheri i kompanisë, Danjel Koxha.
Në aksidentin e rëndë humbën jetën 2 vëllezërit, Enejdi dhe Erild Laçi, 25 dhe 20 vjeç, kushëriri i tyre Andi Laçi, 22 vjeç, dhe shoku Enrikejd Kurti, 24 vjeç. Erildi sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe të afërmit shkuan për ta kthyer në shtëpi, por rruga e kthimit i largoi përgjithmonë nga familja.
-Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor
-Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt
-Largimi nga vendi i aksidentit
-Përkrahja e autorit të krimit
Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës
-Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor
-Fshehja e të ardhurave
-Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë
-Punësimi i paligjshëm
Saimir Hoxha, administratori i firmës 'Hel Jon', i shpallur në kërkim policor
Policia e Tiranës po vijon hetimet për aksidentin e rëndë me 4 të vdekur që ndodhi mesnatën e së mërkurës në rrugën Vorë-Fushë-Krujë, ku një mjet “Benz” u përplas me shpejtësi me një betoniere të ndaluar në rrugë dhe më tej shpërtheu në flakë, duke vrarë të katër të rinjtë.
Por mësohet se firma ku punonte drejtuesi i betonieres, Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i arrestuar, rezulton të jetë ‘Hel-Jon shpk’, e cila merret prodhim dhe tregtim betoni që prej vitit 2021, kur dhe është krijuar.
Kompania është me administrator Samir Hoxhën, 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe akoma nuk është gjetur nga policia. Ai akuzohet se ka punësuar Krrashin si shofer, ndërkohë që nuk kishte patentë për drejtimin e mjeteve të rënda, teksa janë shkelur edhe rregullat e sigurisë rrugore e të punës.
Samir Hoxha rezulton se është djali i Ruzhdi Hoxhës, biznesmenit që u gjet i vrarë më 6 nëntor 2021 në Qafë Mollë.
Komente


TAMAM DY HAJVANE ,,NJERI QE NDALON NE MES TE RRUGES,,,NATEN,,,NUK KONTROLLON SA KARBURANT KA,,,,DHE NUK NDEZ DRITAT E EMERGJENCES,,,DHE NUK VENDOS TREKENDESHAT MBRAPA KAMIONIT,,,DHE NJE I RI I PA-PJEKUR QE ECEN ME 150 KM/ORE....SHOFERI DUHET TE DENOHET ME BURGIM TE PERJETSHEM,,,SEPSE KA VRARE 4 VETA....
Përgjigjudmth me pak llafe: kemi nje hajvan qe nuk di te lexoj niveline karburantit te makines per te cilen nuk ishte i autorizuar per ti dhene dhe nga ana tjeter nje hajvan qe ecen me 200 km/ore ne nje rruge katuni dhe 3 te tjere qe kane pranuar te hypin ne makine me nje hajvan. Shume mire.
PërgjigjuQenia nuk ka evolu aspak....
Sa kamikaze shohim perdite si puna e ketyre te katerve neper rruget e shqiperise... ehu. Keta ishin ata qe bene golin, po kjo as nuk perfundon ketu e as percakton rezultatin (numrin e viktimave te ardheshme). Rruget jane sikur ecen ne ferr pus i zi e te pandricuara. Jo betoniere, po elefant mund te te dale nga mezi i erresires. Dhe te mendosh qe keta kane qene duke fluturuar me makinen ku kane qene dhe jane perplasur me nje mjet te parkuar: kjo tregon se sa i larte ka qene probabiliteti i xingut me te gjithe keta faktoret me siper. Shtoi dhe faktorin fushe kruje, ku dhe me Black Hawk e me gishtin mbi 12.7mm te fluturosh (jo te ecesh me makine ne rruge) nuk i dihet c'hajvan qe nuk ka gjetur haurin te del perpara duke fluturuar nga gezimi (po po fluturon, fluturon gomari). E ja pra Darvini e ka qeruar kete muhabet qe shume kohe me pare : gjallesat me pak materie gri ne perdorim nuk mbijetojne dot ne kete bote! Me qarte e shkoqur nuk behet. Prisni nja dy dite qe ti jape te drejte dhe nje here kamikazi i radhes.