DURRËS – Një ditë pas aksidentit tragjik, policia e Durrësit ka prangosur drejtuesin e automjetit, pas përplasjes së të cilit humbën jetën dy të rinj. Sipas burimeve zyrtare është arrestuar Elsidjo Hasani, 22 vjec, banues në Kavajë.
Shtetasi në fjalë, rreth ores 03.45, në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, në kohën kur drejtonte automjetin Peugeot me targa KJ 9520A, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë jashtë rruge dhe për pasojë është përplasur me murin rrethues të një ndërtese. Nga ky aksident kanë gjetur vdekjen pasagjerët, shtetasit Roland Sakia, 23 vjec, banues në Kavajë, si dhe e fejuara e drejtuesit të mjetit, shtetësja rumune Nikoleta Tudoste, 23 vjeç. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Elsidjo Hasani ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Durrës, nën mbikqyrjen e mjekëve.

(aq/shqiptarja.com)