Aksidenti me helikopter lë 22 ushtarë amerikanë të plagosur në Siri
Forca ushtarake amerikane në Siri
Një aksident me helikopter ka ndodhur gjatë fundjavës në verilindje të Sirisë, ku si pasojë mbetën të plagosur 22 anëtarë të shërbimit amerikan. Ushtria amerikane tha se shkaqet e aksidentit po hetohen ende, ndërsa aludimet për një sulm armiqësor janë hedhur poshtë.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se aksidenti ka lënë 22 pjesëtarë të shërbimit amerikan të plagosur në shkallë të ndryshme, të cilët po marrin trajtim mjekësor dhe 10 prej tyre janë transferuar në qendrat shëndetësor jashtë rajonit që ofrojnë kujdes më të avancuar.
Forcat amerikane që ndodhen në Siri, janë ekipe të vogla ushtarësh që përfshihen në operacione të ndryshme dhe e tejkalojnë shifrën prej 900 personash.
Forcat amerikane kanë qenë në Siri që nga viti 2015 për të këshilluar dhe ndihmuar Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik.
Që kur grupi ekstremist u mund në Siri në mars 2019, trupat amerikane janë përpjekur të parandalojnë çdo rikthim nga IS, i cili përfshiu Irakun dhe Sirinë në vitin 2014, duke marrë kontrollin e zonave të mëdha të territorit.
Megjithatë, qelizat e fjetura të IS mbeten një kërcënim. Ka gjithashtu rreth 10,000 luftëtarë të IS-it të mbajtur në objektet e paraburgimit në Siri dhe dhjetëra mijëra anëtarë të familjeve të tyre që jetojnë në dy kampe refugjatësh në verilindje të vendit.
Gjatë viteve të fundit, trupat amerikane i janë nënshtruar sulmeve të kryera nga anëtarët e IS dhe luftëtarët e mbështetur nga Irani atje.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime
25 Dhjetor, 15:55
-
'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri
25 Dhjetor, 15:50
-
Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën
25 Dhjetor, 15:44
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
25 Dhjetor, 14:16
-
Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit
25 Dhjetor, 14:06
-
Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:29
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26