TIRANË- Një 27-vjeçar, Amarildo Pajtoni, ka ndërruar jetë tragjikisht pas një aksidenti rrugor me motor. Aksidenti ka ndodhur rreth dy javë më parë dhe 27-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ku edhe ndërroi jetë pasi nuk u mbijetoi plagëve.
I riu që humbi jetën është djali i sipërmarrësit Mentor Pajtoni dhe nipi i biznesmenit tjetër të suksesshëm Armando Pajtoni. 27 vjeçari, i angazhuar në biznes si administrator i kompanive të familjes, por dhe drejtues i bizneseve të vogla që kishte inicuar vetë, ndërroi jetë dje, më 15 Korrik.
Lajmi konfirmohet dhe nga i vëllai, Redi Pajtoni, i cili ka bërë një dedikim për ikjen e tij.
"Ah zemra e vëllait pse më le vetëm", shkruan ai.
Familja Pajtoni është ndër më të njohurat në Tiranë dhe Shqipëri, për shkak të angazhimit të hershëm në biznesit e mermerit dhe aktivitetin tregtar të qendrës tregtare "Pajtoni", që ndodhet në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës. I riu ishte i apasionuar pas sporteve dhe në rrjetet e tij sociale shihet të ketë postuar me jet ski të ndryshëm. Ai postonte shpesh video me një këlysh luani.
Aksidenti ka nodhur më datë 26.06.2024, në autostradën “Kavajë-Rrogozhinë”, ku 27 vjeçari ka goditur nga mbrapa automjetin me drejtues shtetasin kosovar J. S., 38 vjeç. Policia ka nisur hetimet për 38-vjeçarin për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
26 Dhjetor, 15:36
-
Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari
26 Dhjetor, 13:25
-
VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës
26 Dhjetor, 13:23
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor, 13:06
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Durrës/ 2 të arrestuar pas sherrit dhe të shtënave me armë në lagjen 15! Në kërkim një tjetër
26 Dhjetor, 10:42
-
Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike
26 Dhjetor, 10:27
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor, 08:42
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
Nuk mjaftojn makinat luksoze te modifikume per te bere zhurme kot neper rruge, por keta dun the motorra qe bucasin, dhe policia sben asgje si gjithmone nderkohe ne cdo vend normal te japin gjob heren e para pastaj ta bllokojn mjetin deri sa ta futesh brenda normave te ndotjes akustike. Pastaj ikin per lesh dhe kujtojne se i pret xheneti. Kushdo qe ben zhurme dhe prish terrezine e njerzve me motorra dhe makina luksi -- i uroj sinqerisht dhe perzemersisht te njejtin fat, dhe le te me qortoj pastaj ne parajse se shkoj vet ne ferr
PërgjigjuMe duket e pabesueshme qe ka njerez qe e njohin ligjin e zhurmave dhe qe e kuptojme qe levizja e mjeteve motorrike eshte nje ndotje akustike qe nuk merret seriozisht nga policia! Ligji i zhurmave eshte ligji me i neperkembur! Nje me pak nga ata qe na rrezikojne jeten duke ecur si te cmendur dhe duke bere me drita nga mbrapa!
Motorri dhe rruget me gropa, per faqe te zeze, jane nje dyshe e rrezikshme.
PërgjigjuI shkreti luan
PërgjigjuGjynah cun i ri por ka mundesi e zune gjynahet e hashashit qe mbolli te liqeni i tarinit xhaxhai i tij ne 2016 (aq shum mbolli sq coj konteniere per te qendruar punetoret dhe si shperblim i dha oficerave te policise 10 hyrje te pallati te komuna e parisit).
PërgjigjuKomisariatin e drejton shefi.
Mirboll qe ju paska dhene dicka edhe oficerave se familje kane edhe ata se ngelen duke vjedh te gjithe mbarë e policia akoma pret te rritet rroga
Besoj se duhet t'i drejtohesh ndonje Komisariati e te denoncosh me prova.
ngushellime familjes,,,,mos i jepni motorra djemve te rinj..pa kaluar moshen 30 vjec...se eshte gjunah nga zoti te ikin djem kaq te rinj...
PërgjigjuPatenta e motorrit meret 18 vjec, 30 vjec lihet motorri,te pakten ne ate moshe e lash une sa u bera familjar
Zoti i forcoft.
Përgjigju