Aksidenti në Durrës, vdes në
spital efektivi i policisë

Aksidenti në Durrës, vdes në <br />spital efektivi i policisë
DURRES- Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit efektivi i policisë i cili u aksidentua mbrëmë me makinë. Efektivi i policisë së qarkut të Korçës Ilir Çakorri 30 vjeç vdiq mëngjesin e sotëm në spital pas plagëve të rënda që kishte marrë si pasojë e aksidentit.

Edhe pas ndërhyrjes së mjekëve 30-vjeçari nuk ka mundur dot të jetojë ndërsa drejtuesi i automjetit me të cilin ai udhëtonte ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Ngjarja e rëndë u shënuar mbrëmjen e djeshme në Durrës ku automjeti me të cilin udhëtonte efektivi i policisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.

Ndërkohë dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilin po udhëtonte automjeti ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore