Një nënë 28-vjeçare së bashku me djalin e saj 5 muajsh kanë mbetur të vdekur në mënyrë barbare, pasi janë shtypur nga një automjet që drejtohej nga Latif Tola, tashmë ky i fundit i arrestuar nga policia. Ngjarja është rregjistruar në orën 11:00 të paradites së djeshme, ku në vendin e quajtur mbikalimi i Golemit, dëshmitarët kanë vënë re se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka goditur me forcë nënën që mbante në duar fshnjën e saj 5 muajsh Sajmir Metani. Sipas policië së Kavajës, viktimat në momentin e aksidentit kanë tentuar të kalojnë nga njëra anë e autostradës në tjetrën, por që gjatë aksidentit ato kanë qënë buzë rrugës Durrës-Kavajë. Dëshmitarët i kanë treguar policisë se automjeti ka marrë poshtë nënën Violeta Metani së bashku me foshnjën dhe i ka tërhequr disa metra zvarrë. Menjëherë pas kësaj skene makabre, drejtuesi i automjetit ka qëndruar dhe ka tentuar ti japë ndihmën e parë duke i dërguar në spitalin e Durrësit. Por nga gjëndja e rënduar psikologjike e tij, ai ka qëndruar në vendgjarje duke pritur ardhjen e efektivave të policisë, ndërkohë që dy viktimat janë transportuar në spital me mjetet e rastit. Ndaj shtetasit Latif Tola, është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe se ndaj tij prokuroria e rrethit të Kavajës ka ngritur akuzën e "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".
DESHMIA NE POLICI
I shoqëruar pranë komisariatit të Kavajës, shtetasi Latif Tola që drejtonte automjetin tip Benz me targa angleze LF 54 KT, ka pohuar se aksidenti ka qënë një çast i vetëm kur atë e ka zënë gjumi në timon. "Unë nuk kam qënë me shpejtësi, por në momentin e goditjes kam pasur një çast përgjumje në timon"-ka deklaruar në polici Latif Tola gjatë marrjes në pyetje nga efektivët e komisariatit të Kavajës. Përgjatë gjithë procesit të marrjes në pyetje ai ka shfaqur pendesë, për aksidentin duke pohuar se gjithçka kishte arritur të ndodhte shumë shpejt dhe ishte tronditur shumë kur kishte parë gruan së bashku me foshnjën e saj ndër duart. Ndërkohë që dëshmitarët në vendgjarje kanë pohuar se 28-vjeçaria Violeta Metani, edhe pse e vdekur nuk kishte lëshuar nga duart foshnjën e saj 5 muajshe. Viktima ishte banore në qytetin e Rrogozhinës, ndërkohë që sipas burimeve nga policia e Kavajës, autori i këtij aksidenti është nga qyteti i Durrësit.
HETIMI I NGJARJES
Menjëherë pas marrjes së njoftimit të aksidentit të rëndë, në vendgjarje kanë shkuar efektivët e policisë rrugore si dhe një prokuror i Kavajës. Nga kçyrja e vendit të ngjarjes, ka rezultuar se në rrugë konstatohet një frenim i fortë nga ana e automjetit, ndërkohë që janë vënë re njolla të shumta gjaku. Gjithashtu dëmtime janë hasur edhe në automjetin tip Benz, i cili u përfshi në aksident, ndërkohë që për llogari të hetimit prokuroria e Kavajës i ka kërkuar specialistëve të mjekësisë ligjore, kryerjen e ekspertizës së dy viktimave për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së nënë dhe bijë. Të gjitha veprimet hetimore janë mbikqyrur nga një prokuror në Kavajë, ndërkohë që burime pranë organit të akuzës thanë se brenda tre ditëve i arrestuari Latif Tola do të nxiret para gjykatës së Kavajës, ku do të njihet me masën e sigurisë "arrest në burg" që ata do i kërkojnë gjykatës së këtij rrethi. Vetë i arrestuari, ka shfaqur pendesë si dhe nuk është larguar nga vendi i krimit, por ka pritur në vendgjarje deri në ardhjen e efektivave të polcisë, të cilëve i ka sqaruar gjithçka rreth aksidentit të kryer prej tij. Ndërkohë që policia ka bllokuar dhe automjetin tip Benz, me të cilin u goditën për vdekje nënë e bir.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com