LUSHNJE- Identifikohet drejtuesi i mjetit që aksidentoi me vdekje dy persona dhe plagosi dy të tjerë në fshatin Karbunarë në Lushnje. Burimet policore nga ky qytet thanë se po punohet për kapjen e 41 vjeçarit Altin Nezha nga fshati Jeta e Re në Lushnjë.
Sipas të njëjtave burime Nexha ka përplasur dy motora duke shkaktuar vdekjen e dy personave, Valmir Daja dhe Tomorr Nexha si dhe plagosjen e dy të tjerëve, prej të cilëve nje grua në gjendje të rëndë.
Burimet thanë se drejtuesi i mjetit është shpallur në kërkim pasi bashkë me mjetin u largua nga vendi i ngjarjes. Rreth 400 metra nga vendi i aksidentit Nezha ka përplasur automjetin e tij pas një shtylle dhe është larguar në drejtim të paditur.Materialet i kanë kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Lushnje, për veprën penale të “Skeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit’.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com