Aksidenti në Himarë, policia:
Shoferi tentoi, por reagoi vonë

Aksidenti në Himarë, policia:<br />Shoferi tentoi, por reagoi vonë
TIRANE - Policia e shtetit deklaron shoferi është fajtor për aksidentin tragjik të ndodhur të hënën pasdite në Qafën e Vishës, ku mbetën të vrarë 13 persona. Viktimat 11 studentente të vitit të tretë Gjuhë Letërsi të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", vetë drejtuesi i automjetit, dhe i fejuari i një prej studenteve të plagosura. Policia: Shoferi nuk rregulloi shpejtësinë në kthesë. Dy studente priten të transportohen për mjekim të specializuar në Vjenë të Austrisë.

POLICIA TREGON REZULTATET E EKZAMINIMEVE
Policia informoi sot në mesditë se për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksidentin e rëndë të datës 21.05.2012, ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Himarë në vendin e ngjarjes, nga ekspertët janë kryer ekzaminimet e nevojshme për fiksimin e provave dhe të fakteve, në mënyrë që të arrihet në konkluzion të saktë mbi shkakun e këtij aksidenti të rëndë.

“Bazuar në konstatimet në vendin e ngjarjes dhe në provat e fiksuara nga hetimet paraprake të grupit të specialistëve është konkluduar se sistemi i frenimit dhe drejtimit të automjetit kanë qenë të rregullt në momentin e aksidentit dhe shkaku kryesor i këtij aksidenti ka qenë mosrregullimi i shpejtësisë në këtë aks rrugor nga drejtuesi i mjetit, duke bërë që mjeti të dalë jashtë kontrollit, mjeti nuk është komanduar në kthesë e për pasojë ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë”- deklaroi zëdhënësja e policisë së Shtetit pak minuta më parë Klejda Plangarica.

Policia sqaron se gjithashtu sistemi i frenimit të automjetit ka funksionuar por nuk ka qenë i suksesshëm në eliminimin e aksidentit, pasi bazuar në provat e fiksuara në vendin e ngjarjes dhe gjurma e frenimit, shpejtësia ka qenë më e madhe se ajo e lejuar në këtë aks rrugor dhe drejtuesi i mjetit ka reaguar me vonesë për të ulur shpejtësinë e mjetit të mësipërm. Gjithashtu gjëndja teknike e gomave ka qenë e rregullt, ndërkohë goma e krahut të majtë rezulton të jetë çarë në momentin e kontaktit me bordurën mbrojtëse dhe nuk ka pasur një skopjim të gomës.

Nga këqyrja e automjetit nuk konstatohet ndonjë dëmtim tek sistemi i drejtimit të automjetit, nga ku rezulton se ky sistem ka qenë në rregull në momentin e aksidentit. Gjithashtu segmenti rrugor ku ka ndodhur aksidenti është një rrugë e rregullt me të gjithë parametrat, i pajisur me sinjalistikën e nevojshme horizontale dhe vertikale, si dhe me parmakët metalik anësor mbrojtës.

DY STUDENTE NE KOMA NISEN NE VJENE
Dy vajzat e aksidentit tragjik të Himarës, pasditen e sotme kanë lënë  Spitalin Ushtarak ku për 4 ditë kanë qëndruar në gjendje kome. Të shoqëruara nga një ekip specializuar i këtij spitali, Florie Peçi dhe Eriselda Gubere janë nisur për kurim në Austri.

Avioni sanitar ka mbërriut rreth orës 15:30  në aeroportin e Rinasit. Pas transportimit në një autoambulancë, nga Tirana drejt Rinasit studentet Florije Peci dhe Eriselda Gubere janë shoqëruar nga drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj dhe në aeroport janë pritur nga ministri Vasili dhe ambasadori austriak në Tiranë, Florian Rauning.

Lajmi u bë publik dje nga Shqiptarja.com dhe A1 Report dhe më pas u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe ambasadori austriak.
“Me ambasadorin e Austrisë në Tiranë, kemi bashkëpunuar dhe i jemi mirënjohës se në një komunikim të gjatë dhe pa orar dhe duke komunikuar me Raiffeisen Bank dhe me faktorë të tjerë, kemi arritur në një zgjidhje të përbashkët që të kemi një zgjidhje pozitive, trajtimin e vajzave në klinikë të specializuar në Austri. Do të falenderoja Raiffeisen Bank për transportin e kualifikuar. Në këtë mënyrë hapen mundësi të reja për një trajtim pozitiv dhe shpresëmadh, sepse miqtë e mirë duken në ditë të vështira Kemi lajme të mira nga Vlora, 5 vajza kanë lënë spitalin.  Është një lajm pozitiv, vajzat e tjera në spitalin e Vlorës vazhdojnë të jenë në një gjendje mjaft të mirë. Edhe në Spitalin Ushtarak gjendja është e mirë, stacionare, jemi shpresëplotë që ato që nuk kanë komplikacione të tjera do të fillojnë të lënë spitalin", deklaroi dje  Vasili.

(aq/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët