Aksidenti në Itali,mësuesi shpëtoi
disa nxënës por jo 2 fëmijët e tij

Aksidenti në Itali,mësuesi shpëtoi<br />disa nxënës por jo 2 fëmijët e tij
Të paktën 16 studentë kanë humbur jetën dhe 39 kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Verona të Italisë, ku një autobuz hungarez është përplasur me një këmbë ure duke marrë flakë dhe u shkrumbuar totalisht.  
  
Pas falenderimeve që një mësues ka marrë për shpëtimin e jetës së shumë nxënësve nga autobusi i djegur, duke u futur mes flakëve, fatkeqësisht ai nuk mundi të nxjerrë fëmijët e tij nga zjarri.
 
Gyorgy Vigh, mësues i edukimit fizik arriti të nxjerrë nga flakët shumë nxënës, por djali i tij 30-vjeçar dhe e bija 18 vjeç nuk e patën këtë fat, ndërsa në autobus ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij.
 
Në autobuz ndodheshin 55 persona pjesa më e madhe e të cilëve ishin të rinj të moshës 14 dhe 18 vjeç. Autobuzi vinte nga Franca dhe po kalonte tranzit në Itali për t’u rikthyer sërish në Hungari.

itali

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot