Në mesin e dhuruesve ishin një grup studentësh të Mjekësisë, ‘’ne ishim në bibliotekë, kemi mbyllur librat dhe ja ku jemi, ndërsa disa erdhën sapo përfunduan provimin’’, u shpreh një studente.
Është i admirueshëm solidarizimi i këtyre njerëzve dhe dëshira e tyre për të kontribuuar sadopak në shpëtimin e jetëve të të plagosurve. Në vendin tonë ndërgjegjësimi për të dhuruar gjak mbetet akoma i ulët për aq kohë sa janë të shumtë personat që detyrohen të paguajnë vazhdimisht që të kenë mundësi të vazhdojnë të jetojnë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com