Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë automobilistik i një dite më parë në Velipojë. Një prej viktimave italiane është identifikuar Giorgio De Serio, nga Bari. Ai humbi jetën tragjikisht bashkë me tre persona të tjerë. Viktima të këtij aksidenti mbetën Besmir Kola 29 vjeç nga Lezha dhe Artemisa Peraj, 24 vjeç, po nga Lezha. 

Makina tip BMW ku udhëtonin dy shqiptarë dhe dy italianë, doli jashtë rruge dhe përfundoi në kanalin e Vilunit, rreth tre metra të thellë.
 
Mediat italiane shkruajnë se 25-vjeçari, Giorgio De Serio, ishte pronar i një kancelarie në Bari.

Aksidenti ndodhi kur ai po kthehej në hotel bashkë me tre të tjerët, pasi kishin kaluar disa orë në një lokal nate. 
 
Giorgio De Serio kishte mbërritur në Shqipëri pasditen e të hënës, vetëm disa orë përpara aksidentit, për të kaluar disa ditë pushime me mikun e tij italian dhe dy shqiptarët.
 
Përpara aksidentit tragjik, Giorgio De Serio ka postuar një foto në rrjetet sociale nga një hotel në Velipojë në orën 23:30. "Po dal, mbrëmje të këndshme", janë fjalët e fundit të tij. 

italiani
(Postimi i fundit i italianit Giorgio De Serio në rrjetet sociale)

italiani

(Foto e postuar nga De Serio pas mbërritjes në portin e Durrësit)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com