Aksidenti, PD: Deputetit Rakipi
t’i hiqet imuniteti dhe të dënohet

Aksidenti, PD: Deputetit Rakipi<br />t’i hiqet imuniteti dhe të dënohet
Partia Demokratike i kërkon Kryeprokurorit dhe kreut të Parlamentit të nisin urgjent procedurat e heqjes se imunitetit të deputetit Rakipi, dhe një hetim të plotë dhe te pandikuar të ngjarjes, ku mbeti i vdekur një 54-vjeçar para dy ditësh.
 
PD në një deklaratë të shpërndarë për mediat thekson se neni 273 i Kodit Penal, dikton se Aqif Rakipi mban përgjegjësi edhe për largim nga vendi i aksidentit, përgjegjësi që dënohet deri në 1 vit burgim.
 
Selia blu shprehet se si gjithë shteti është vënë deri tani në shërbim të deputetit mik të Ramës, dhe në kurriz të viktimës.
 
Aksidenti, deputeti po hetohet në gjendje të lirë
Deputeti i PDIU Aqif Rakipi përplasi për vdekje me automjetin e tij tip "Benz" një 54-vjeçar në autostradën Tiranë-Durrës.
 
Deputeti i PDIU u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa 10 minuta më pas u dorëzua në polici. Ndërsa me urdhër të Prokurorisë, policia liroi deputetin Aqif Rakipi nga ambientet e komisariatit nr.2 të kryeqytetit duke vijuar hetimin në gjendje të lirë.
 
Ai do të hetohet në gjendje të lirë për dy akuza, shkelje të rregullave të qarkullit rrugor dhe largim nga vendi i ngjarjes.
 
Ndërkohë, ekspertiza ka nxjerrë fajtor të aksidentit viktimën Seit Sorra i cili pasi ka kapërcyer mbi trafikndarësen dhe i ka prerë rrugën automjetit të deputetit të PDIU. 
 
"E vetmja keqardhje për jetën e humbur"
Aqif Rakipi ka sqaruar për 'Tirana Post' se nuk ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi por se sipas tij, 54-vjeçari Seit Sorra i ka prerë rrugën papritur dhe pavarësisht përpjekjeve për të manovruar nuk ka mundur të shmangë goditjen fatale ndaj viktimës.
 
“E vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur. Nuk shqetësohem për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi".

Deklarata e sotme e PD
Neni 273 i Kodit Penal, i cili është në fuqi edhe për miqtë e Edi Ramës, dikton se Aqif Rakipi mban përgjegjësi edhe për largim nga vendi i aksidentit, përgjegjësi që në vetvete denohet deri në 1 vit burgim.
 
Mbarë opinioni publik është i revoltuar se si gjithë shteti është vënë deri tani ëe shërbim të deputetit mik të Ramës, dhe në kurriz të viktimës. Gjithcka për ta paraqitur viktimën fajtor te aksidentit dhe fajtorin viktimë.
 
Largimi nga vendngjarja pas përplasjes për vdekje të Seit Sorrës, përveçse akt burracak i deputetit Rakipi, është edhe vepër e pastër penale që e rëndon pozitën e tij para ligjit.
 
Por miku i kryeministrit po përfiton nga Edi Rama i cili është në vijim të qendrimeve të tij te njohura, pranë krimit e larg qytetarëve. Per më teper, qe deputeti Rakipi njihet si pike kyce e nderlidhjes se Edi Rames me trafiqet.
 
Partia Demokratike i kërkon Prokurorit të Pergjithshëm dhe Kreut të Parlamentit të nisin urgjent procedurat e heqjes se imunitetit të deputetit Rakipi, dhe një hetim të plotë dhe te pandikuar te ngjarjes, në mënyrë që të ketë drejtesi për viktimën.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)