Aksidenti, PD-Rakipit: Shko para
drejtësisë, Prokuroria s’jep masë

Aksidenti, PD-Rakipit: Shko para<br />drejtësisë, Prokuroria s’jep masë
Partia Demokratike i bën thirrje deputetit Aqif Rakipi të heqë dorë nga mandati dhe të shkojë para drejtësisë si qytetar i thjeshtë e të mbajë përgjegjësi para ligjit për aksidentin ku përplasi për vdekje Seit Sorrën para një jave.
 
Sipas PD, Aqif Rakipi ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende asnjë masë nuk është marrë ndaj tij, ndërsa sipas ligjit për largimin nga vendi i ngjarjes duhet të dënohet me një vit burg.
 
PD akuzon prokurorinë  se nuk ka hedhur asnjë hap drejt kësaj çështjeje, pasi deputeti Rakipi po shijon favoret që ia jep lidhja me Edi Ramën.
 
Në orët e para të datës 12 gusht, deputeti i PDIU, Aqif Rakipi përplasi për vdekje Seit Sorrën në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë me tregun ushqimor.
 
Deklarata e PD
U bë një javë që deputeti mik i Edi Ramës, Aqif Rakipi, ka ikur nga vendi i ngjarjes ku aksidentoi për vdekje qytetarin Seit Sorra, dhe asnjë masë nuk është marrë ndaj tij.
 
Sipas nenit 273 të Kodit Penal, Aqif Rakipi ka kryer vepër penale me largimin nga vendi i ngjarjes, që dënohet deri në 1 vit burg.
 
Mirëpo prokuroria ende nuk ka hedhur asnjë hap drejt kësaj çështjeje, dhe deputeti Rakipi po shijon favoret dhe paprekshmerinë qe ia jep lidhja me Edi Ramën.
 
Partia Demokratike i bën thirrje deputetit të heqë dorë nga mandati dhe të shkojë para drejtësisë si qytetar i thjeshtë e të mbajë përgjegjësi para ligjit.
 
Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të tërheqë mbrojtjen speciale qe i jep mikut te tij, e të lejojë hetim të plotë e te pandikuar të ngjarjes. Këto jane rastet kur shihet nëse drejtësia funksionon për të gjithë njësoj, apo për miqtë e kryeministrit ka favorizime dhe paprekshmëri.​

 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë