Aksidenti shoi familjen në Vlorë, Policia e Shtetit: Rast tragjik, do hetohet! 4 herë më shumë humbje jete nga aksidentet se ngjarjet kriminale! Apel shoferëve

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj, ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik në autostradën Fier Vlorë që shoi një familje nga Patosi që sapo ishte kthyer nga Greqia. Ndërsa ka shprehur ngushëllimet për humbjen e anëtarëve të familjes Gushi, Dervishaj ka theksuar se policia do hetojë për ti shkuar deri në fund zbardhjes së kësaj ngjarje të rëndë, duke nxjerrë të gjithë përgjegjësit. 

" Jemi të keqardhur që pavarësisht prezencës së shtuar të policisë rrugore sidomos gjatë sezonit të verës angazhimi ynë me burime njerëzore mjete ndonjëhjerë smund të parandalojë tragjedi të tilla.Së dyti, dua të siguroj gjithë familjarët dhe të afërmit, si dhe opinionin publik, se aksidenti i sotëm po hetohet me kujdesin maksimal për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë në këtë rast tragjik.Së treti, dua të theksoj se angazhimi ynë maksimal në terren ka nevojë për mbështetje, për mirëkuptimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve", tha Dervishaj.

Në deklaratë Dervishaj nënvizoi se aksidentet rrugore marrin 4 herë më shumë jetë sesa ngjarjet kriminale. Ndërsa thekson se pas kësaj ngjarjeje policia do të shtojë masat në rrugë, u bëri apel drejtuesëve të makinave që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

"Dua të theksoj se angazhimi ynë maksimal në terren ka nevojë për mbështetje, për mirëkuptimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve. Aksidentet rrugore sot marrin katër herë më shumë jetë se ngjarjet kriminale në vend dhe besoj kjo është mjaftueshëm për këdo të kuptojë se sa e rëndësishme është sjellja e kujtdo, në rrugë. Së fundmi, dua t’i siguroj të gjithë se Policia e Shtetit do të vijojë të përforcojë masat, jo në funksion të ndëshkimit si qëllim, por për të mos lejuar që drejtuesit e mjeteve t’i kthejnë këto të fundit në rrezik real për veten dhe qytetarët e tjerë.  Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, gjithashtu KUJDES, shpejtësia vret, përdorimi i alkoolit në drejtimit e mjetit vret, parakalimi i gabuar vret, mbajtja e rripit të sigurimit për vete dhe pasagjerët shpëton jetë", shtoi më tej në deklaratë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Së fundmi, Dervishaj tha se janë shtuar në disa akse rrugore nacionale disa radarë të tjerë, makina të pauniformuara, kamera dhe dronë. Si pasojë e aksidentit tragjik që ka ndodhur sot u shua familja me 4 anëtarë, Eva Gushi, 9 vjeçe, e cila u nxor e gjallë nga makina por humbi jetën pak minuta më vonë në spital, Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, që u nxorën të pajetë. Ishte një makinë tip 'Audi' me targa AA 107 XX, me shpejtësi skëterrë mbi 150 km/h, ku udhëtonin 3 të rinj, ajo që ka përplasur mjetin tjetër tip 'Toyota' me targa greke, në të cilën udhëtonte familja Gushi. Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina 'Toyota' është shtypur dhe shkatërruar totalisht. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 3 të rinjtë që udhëtonin me mjetin 'Audi'.

Deklarata e plotë e Albert Dervishajt:

Së pari, në emër të Policisë së Shtetit i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të personave që humbën jetën sot në aksidentin e ndodhur në aksin Fier - Vlorë. Pavarësisht çdo rezultati të viteve të fundit, pavarësisht çdo trendi pozitiv në uljen e të vdekurve apo të plagosurve, aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë dhe për Policinë e Shtetit, çdo jetë e humbur në rrugë është shumë dhe do vijojë të konsiderohet shumë dhe e papranueshme, edhe sikur të ishte një jetë e vetme.

Jemi sinqerisht të keqardhur që pavarësisht prezencës së shtuar të Policisë Rrugore në të gjitha akset kryesore të vendit, sidomos tani gjatë sezonit të verës, angazhimi ynë me burime njerëzore dhe mjete teknologjike, ndonjëherë nuk mundet të parandalojë tragjedi të tilla. Së dyti, dua të siguroj gjithë familjarët dhe të afërmit, si dhe opinionin publik, se aksidenti i sotëm po hetohet me kujdesin maksimal për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë në këtë rast tragjik.

Së treti, dua të theksoj se angazhimi ynë maksimal në terren ka nevojë për mbështetje, për mirëkuptimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve. Aksidentet rrugore sot marrin katër herë më shumë jetë se ngjarjet kriminale në vend dhe besoj kjo është mjaftueshëm për këdo të kuptojë se sa e rëndësishme është sjellja e kujtdo, në rrugë. Së fundmi, dua t’i siguroj të gjithë se Policia e Shtetit do të vijojë të përforcojë masat, jo në funksion të ndëshkimit si qëllim, por për të mos lejuar që drejtuesit e mjeteve t’i kthejnë këto të fundit në rrezik real për veten dhe qytetarët e tjerë. 

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, gjithashtu KUJDES, shpejtësia vret, përdorimi i alkoolit në drejtimit e mjetit vret, parakalimi i gabuar vret, mbajtja e rripit të sigurimit për vete dhe pasagjerët shpëton jetë. Kontributi i të gjithë përdoruesve të rrugës, respektimi në maksimum i rregullave të qarkullimit nga ana e tyre, denoncimi i çdo shkeljeje rrugore të konstatuar, si dhe përkushtimi akoma më i madh i punonjësve të policisë, ku së fundmi kemi shtuar në disa akse rrugore nacionale disa radarë të tjerë, makina të pauniformuara, kamera dhe dronë, do sjellë medoemos parandalim të aksidenteve, rritje të parametrave të sigurisë në rrugë dhe ndëshkim të kujtdo që shkel këto rregulla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ergi: 25/06/2021 15:18

    Lejini ato paralajmrime po kontrolloni instruktoret e autoshkollave si mesojne shoferat e ri.Kontrolloni si jepen patentat dhe rregulloni sinjalistiken rrugore. Edhe asni tolerim per shoferet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë