Aksidenti tragjik, 2 të vdekur
plagoset drejtuesi i mjetit

Aksidenti tragjik, 2 të vdekur<br />plagoset drejtuesi i mjetit
TIRANË - Dy të rinj, njëri nga Kavaja dhe tjetri nga Rumania kanë gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të së hënës në një aksident automobilistik të ndodhur pranë mbikalimit të Sukthit, në autostradën Tiranë-Durrës. Dy viktimat janë 22-vjeçari nga Kavaja, Roland Fatja dhe 19-vjeçarja Nikoleta Tuda shtetase rumune.
Gjatë aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i automjetit 22-vjeçari nga Kavaja Elisidion Hasani Tuda, i cili sipas mjekëve po lufton me vdekjen në spitalin e qytetit të Durrësit. Policia e Durrësit bën me dije se shkak për aksidentin ishte shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë.
Për pasojë drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e automjetit tip pezho me targa KJ 95 20 F, duke dalë nga rruga. Makina është rrokullisur disa herë dhe në fund ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës Tiranë-Durrës. Mësohet se rumunia Nikoleta Tuda ishte e fejuara e drejtuesit të mjetit Elisidion Tuda.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024