Aksidenti tragjik, Basha ngushëllon
familjet, ditë e vështirë për uniformat

Aksidenti tragjik, Basha ngushëllon<br />familjet, ditë e vështirë për uniformat
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dërguar mesazh ngushëllimi familjeve të pilotëve që humbën jetën sot në Malësinë e Madhe.

Në një mensazh ngushëllimi, ai uron shërm të shpejtë të efektivit të plagosur, ndërsa shprehet se në këto momente të vështira është pranë të gjithë burrave e grave me uniformë.

Ja mesazhi i Lulzim Bashës
Tronditës pa masë lajmi i aksidentit tragjik të helikopterit të Forcave te Armatosura ku humbën jetën kapiteni Florian Deliaj, togeri Donald Hoxha dhe ku mbeti i plagosur efektivi Gerald Baramuça.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe miqve të Florianit dhe Donaldit për rënien e tyre në detyrë, dhe uroj shërim të shpejtë për Geraldin.
Jemi sot në krah të familjarëve të viktimave dhe burrave e grave në uniformë, në këtë ditë të vështirë për ta.​

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi