37-vjeçarja Dhurata Doku që humbi jetën sot në Tiranë nga aksidenti tragjik ishte duke ecur me dy fëmijët e saj, kur ka parë një automjet që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të tyre.
 
Në këtë moment, ajo shtyn dy djemtë e saj dhe i del përpara makinës që drejtohej nga Andrea Momollari, duke sakrifikuar veten për fëmijët.
 
Dy djemtë e mitur  marrin dëmtime të lehta, ndërsa nëna e tyre përfundon nën rrotat e makinës. Drejtuesi i mjetit, në një akt të tmerrshëm çnjerëzor, jo vetëm që nuk frenon, por e shkel barbarisht me të katërta gomat 37-vjeçaren dhe ikën me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
 
Ky ishte momenti fatal për Dhuratën e cila do të ndërronte jetë pak minuta më pas në Spitalin e Traumës.
 
Ndërsa fëmijët janë në gjendje të mirë, jashtë rrezikut për jetën nga aksidenti. Autori i aksidentit fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por 4 orë më pas u arrestua nga policia.
aksidenti sot tirane

Redaksia Shqiptarja.com