Aksidenti tragjik dje në Tiranë, 23-vjeçarja u përplas në oborrin e shtëpisë nga shoferi i droguar! Sapo ishte martuar dhe priste të shkonte në Angli

Aksidenti tragjik dje në Tiranë, 23-vjeçarja u përplas në oborrin e shtëpisë nga shoferi i droguar! Sapo ishte martuar dhe priste të shkonte në Angli

Foto nga aksidenti dhe Marjana Seitaj

Marjana Seitaj ishte ulur në oborrin e banesës përdhese me familjarët, kur nga hiçi, pak para mesnatës së 31 gushtit, një makinë shembi portën dhe goditi vajzën e shtëpisë teksa qëndronte ulur në bisedë me njerëzit e zemrës.

E reja 23-vjeçare, e cila ishte martuar në fillim të gushtit dhe priste që së shpejti të shkonte në Angli ku e priste bashkëshorti për të nisur një jetë të re. Për tu çmallur, Marjana Seitaj kishte shkuar të takonte prindërit e saj në zonën e Kombinatit. 

Ajo ishte në oborr kur drejtuesi i makinës “Volksëagen Passat”, Sajmir Thaçi që humbi kontrollin e makinës brenda rrugicës së lagjes, dhe e përplasi. Vajza u dërgua me shpejtësi në spital nga familjarët, por nuk mundi të mbijetojë.

Pas arrestimit, drejtuesi i mjetit rezultoi të ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël