Dhimbje dhe lot, kjo është panorama e zymtë që mbizotëron në familjen Samurri, një ditë pas vdekjes së të voglit të tyre Algit Samurri. I mituri u përcoll në banesën e fundit paraditen e kësaj të marte.
7-vjeçari ndërroi jetë pasi u përplas nga makina që drejtohej nga regjisori Petri Bozo në aksin nacional Elbasan-Librazhd, pranë shkollës së fshatit Mengël. Ky i fundit është arrestuar nga Policia.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 7-vjeçari po kalonte rrugën bashkë me nënën, por në një moment i ka shpëtuar vëmendjes së saj dhe ka përfunduar poshtë rrotave të makinës. Në dëshminë e tij para uniformave blu, Bozo citohet të ketë thënë se nuk ka qenë me shpejtësi.
Ndërkohë banorët shprehen për mediat se shoferët duhen të respektojnë sinjalistikat. Për shkak edhe të aksidenteve të regjistruar edhe më parë në këtë aks, ata e cilësojnë si 'rruga e vdekjes'.
"Jemi shumë të shqetësuar, kjo është rruga e vdekjes. Duhen të respektohen sinjalistikat”, tha një banor.
“Është një tragjedi e madhe. Këtu kanë vdekur edhe të tjerë edhe më parë”, u shpreh një tjetër.
Lajm në përditësim…
Komente










Ne radhe te pare polizia duhet te jete ne hyrjen e shkolles ne orario e hyrjes dhe daljes se femijeve nga shkolla .E dyta edhe shferet duhet te jene me te pergjegjeshem ne rruget e sidomos ne zonat e banuara, dhe trenta prenderti duhet te jene me te kujd3seshem sepse shume prendere rrine me telefon ne dore qofte i xhenetit dhe ngushellime familjes
Përgjigju