Aksident tragjik në Itali, po shkonin në plazh, nëna me dy fëmijët merren para nga treni

Aksident tragjik në Itali, po shkonin në plazh, nëna me dy fëmijët merren para nga treni

Vendi i ngjarjes së aksidentit

Një aksident  tragjik ka ndodhur në Itali, ku dy fëmijë kanë humbur jetën sot në Kalabri, pasi u goditën nga treni në Brancaleone të Reggios. Mediet italiane raportojnë se fëmijët ishin Lorenzo dhe Giulia Pipolo, përkatësisht 12 dhe 6 vjeç.

Ndërsa nëna e fëmijëve, Simona Dall’Acqua, 49 vjeç, është dërguar në spitalin e Reggio Calabrias dhe raportohet se gjendja e saj është shumë e rëndë. Paraprakisht dyshohet se incidenti ka ndodhur, pasi vajza i ka ikur nga dora e nënës bashkë me të vëllanë 12-vjeçar, për të kaluar mbi shina.

Në atë moment, treni rajonal ka mbërritur nga Reggio Calabria, duke shkaktuar kështu vdekjen e dy miturve në mënyrë të menjëhershme. Mësohet 49-vjeçarja kishte ardhur me dy fëmijët e saj në Brancaleone për të kaluar  pushimet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg