Aksidenti tragjik në Itali, trupat
e shqiptarëve do u bëhet ADN-ja
FOTO- Makina e djegur dhe viktimat

Aksidenti tragjik në Itali, trupat<br />e shqiptarëve do u bëhet ADN-ja<br />FOTO- Makina e djegur dhe viktimat
ITALI- Trupat e shqiptarëve të vdekur në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Treviso të Italisë do ti nënshtrohen analizave të ADN-së. Analiza do të verifikojë se cili është trupi i 17 vjeçarit Roxher Nani, dhe cili i Valon Morinës 21 vjeç.

Dy të rinjtë së bashku me 2 shtetas nga Maqedonia po udhëtonin me makinë kur mjeti doli nga rruga dhe nga përplasja me murin e një ndërtese mori flakë.

Nga aksidenti trupat e Roxher Nanit dhe Valon Morinës u dogjën, ndërsa arritën të dilnin nga makina në flakë dy të rinjtë e tjerë. Këta të fundit nuk kishin mundur të nxirrnin jashtë makinës Roxherin dhe Valonin që kërkonin ndihmë.

Media italiane bën të ditur se gjëndja shëndetësore e 2 shtetasve maqedonas është në gjëndje kritike për jetën, pasi kanë plagë të rënda djegie.

Makina drejtohej nga Valon Morina, dhe ishte në pronësi të të fejuarës së këtij të fundit.( ne foto makina e djegur)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt