Aksidenti tragjik në Milot, kush ishin dy të rinjtë që humbën jetën/FOTO

Aksidenti tragjik në Milot, kush ishin dy të rinjtë që humbën jetën/FOTO

Dy të rinjtë që humbën jetën Erald Uzuni dhe Klodian Vladi

Një aksident i rëndë rrugor iu mori jetën dy të rinjve mbrëmë në aksin Milot – Fushë Krujë. Dy të rinjtë që humbën jetën ishin 26-vjeçari Erald Uzuni dhe 21-vjeçari Klodian Vladi. Ata po udhëtonin në një automjet tip "Volksëagen" me targa AA 744 NJ, makinën, e cila doli nga rruga dhe për pasojë shkaktoi vdekjen e tyre e plagosjen e 18-vjeçarit me inicialet M.U dhe 23 vjeçarit me inicialet A.C.  


(Erald Uzuni)


(Klodjan Vladi)

Dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin mjekësor në spitalin e Traumës në kryeqytet dhe mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë shpejtësia e automjetit me të cilin po lëviznin të rinjtë çka ka bërë që të humbnin kontrollin dhe për pasojë të dilnin nga rruga duke shkaktuar aksidentin fatal.

Më datë 26.05.2018, rreth orës 19:58, është marrë njoftim se në autostradën Milot -Fushë Krujë, një mjet tip Volksëagen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K.V. 21 vjeç, banues në Tiranë , kanë ndërruar jetë në spital. Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M.U. 18 vjeç banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Ora 23:17
FOTOT e aksidentit tragjik në aksin Milot-Fushë Krujë ku humbëm jetën dy të rinj, dhe u plagosën dy të tjerë
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Kafsha: 28/05/2018 10:03

      Bajgëri e gjallë

      Përgjigju
    • Nardi: 28/05/2018 07:42

      Pse jemi kaq populle injorant?pse vetem ne shqiptarve gjithmone na nxitohet?pse nuk mendoni o njerez se jeta njeriut vlen me shume se cdo gje tjeter!!!ngushllime familjarve per humbjen e djemve te tyre

      Përgjigju
    • ilirjan: 27/05/2018 22:38

      Bobo sa gjynah, djem te rinj, ngushellime familjeve.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

    VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit