KORÇË- Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Korçë-Boboshticë, në vendin e quajtur kthesa e Ersekës.
Tre personat po ktheheheshin në shtëpi pas festimit të Pashkës. Policia tha automjeti tip Golf me targë AA 922 CA është goditur nga një tjetër automjet. Për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë, rreth orës 5 të mëngjesit.
Pas përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Renaldo Beqiraj, ndërsa janë plagosur rëndë bashkëshortja e Suela Memetllari dhe kunata e tij, Xhina Memetllari. Ato janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tjetër të përfshirë në aksident. Ai është 24-vjeçari Martin Berlati.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com