KALIMASH – Një fëmijë 2 vjecar ka humbur jetën paraditen e sotme pas një aksidenti të rëndë rrugor në aksin Kukës - Kalimash. Policia bëri të ditur se vogëlushi Emiljano Dema nuk ka mundur dot t’i mbijetojë aksidentit fatal në makinën ku udhëtonte me prindërit e tij.

Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy prindërit Asllan dhe Hirushe Dema kanë mbetur të plagosur.

Ata jën dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal ku janë nën mbikqyrjen e mjekëve. Sakaq, policia ka nisur hetimet për shkak e aksidentit tragjik.
(aq/shqiptarja.com)