Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tiranë.

3 makina janë përfshirë në aksident  tek  kryqezimi i Berxullës me Laknasin dhe si pasojë njëri shofer është dërguar me urgjencë në spital pasi është dëmtuar.

"Me datë  15.12.2020, tek  kryqezimi i Berxullës me Laknasin, janë përfshirë në përplasje mjetet  me drejtues V.B., 75 vjeç, me mjetin me drejtues E. P., 43 vjeç  si dhe një  mjet i parkuar aty në afërsi.  Si pasojë e përplasjes së mjeteve është dëmtuar njëri nga drejtuesit e mjetit shtetasi V.B, i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve", thotë policia.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.