4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti zinxhir që përfshiu më shumë se 50 automjete në Slloveni.
 
Shkak për këtë aksident është bërë mjegulla e dendur në një autostradë kryesore që lidh kryeqytetin Lubjana me bregdetin e Adriatikut.
 
Nga aksidenti mbetën të plagosur dhe disa të tjerë, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë. 

Ekipet e shpëtimit po punojnë për të zbuluar nëse ka ende njerëz të mbetur në makinat e shkatërruara e ndërsa rruga u mbyll në të dy drejtimet.

aksident ne slloveni

aksident ne slloveni

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)