Këngëtari i njohur italian Adriano Çelentano është shtruar me urgjencë në spital si pasojë e një rrëzimi që i ka shkaktuar traumë në kavilje.

Çelentano kishte zgjedhur “Grand Hotel del Mare” në Bordighera si vendndodhjen për pushimet e tij së bashku me bashkëshorten Claudia Mori.

Claudia Mori & Adriano Celentano

Mësohet nga mediat italiane se pas rrëzimit në një nga apartamentet e hotelit këngëtari është dërguar menjëherë në spital nga shoqëruesit e tij, duke mbërritur në repartin e ndihmës së shpejtë me automjetin e tij, pa nevojën e një ambulance.

adriano celentano

Pas mjekimeve të marra Adriano Çelentano ka dalë nga spitali duke iu rikthyer pushimeve të tij.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)