Aksidentohet Agron Aliaj
Enada Hoxha: Kurim jashtë

TIRANË - Ai është një artist i madh, e shteti duhet të ndërhyjë për ta mjekuar jashtë”, tha balerina, ndërsa konfirmoi se edhe gjatë ditës së sotme, gjendja e tij nuk ka ndryshuar. “E mbajnë ende në reanimacion, dhe s’kanë bërë ende asnjë lëvizje për ta dërguar në një spital më të mirë, apo të bërë një ndërhyrje jashtë vendit. Të enjten në mesditë, lëvizte vetëm këmbët dhe buzët. Trupi dhe duart ishin thuajse të paralizuara”, tha balerina.
Ndërsa drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Zhani Ciko, e ka vizituar baletmaestrin vetëm para pak minutash. Ai tha për Shqiptraja.com, se gjendja e tij po stabilizohet.

“Janë bërë nga mjekët të gjithë ekzaminimet e nevojshme. Është në një trajtim intensiv me vëmendje të madhe. Mbajtja e tij në reanimacion është bërë me qëllim që të jetë në observim. Është treguar një kujdes shumë i madh nga drejtoria e spitalit dhe mjekët e repartit”, tha Ciko, duke theksuar se vendimi për një ndërhyrje jahstë vendit do të merret pasi mjekët të dalin në përfundime.

Ditën e aksidentit, maestro Aliaj po punonte për premierën e re që do të shfaqet në fund të marsit baletin “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë. Pas provave të gjata, në mbrëmje, teksa kalonte trotuarin nga Opera në anën tjetër, një makinë e ka përplasur duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Të afërmit dhe miqtë e tij artistë, thonë se për momentin frika më e madhe është paraliza të cilën mosha e tij nuk mund ta përballojë, ndaj çdo vonesë e zvarritje është fatale për shëndetin e tij.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'