Një aksident automobilistik ka përfshirë ambasadorin holandez në Tiranë, Henk Van Del Dool, dhe deputetin e PS, Qemal Minxhozi.

Dy personazhet nuk kanë qenë të shoqëruar bashkë por në dy automjete të ndryshme, të cilët u përplasën me njëra tjetrën. Dyshohet se një prej automjeteve ka rrëshqitur në akull.

Në makinën e ambasadorit holandez gjendej edhe ai slloven, ndërsa në makinën e Minxhozit gjendeshin dhe tre persona të tjerë.

Nga aksidenti nuk është dëmtuar asnjë prej personave të përfshirë, këtë e ka deklaruar vetë deputeti i Bulqizës, Qemal Minxhozi, për Shqiptarja.com.

“Fatmirësishtë ishte një aksident i vogël, që nuk shkaktoi asnjë të lënduar” shprehet Minxhozi. ah/shqiptrja.com/