FUSHË KRUJË – Një aksident me pasojë vdekjen e një 60 vjecareje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Kamëz – Fushë Krujë. Një autoambulancë që udhëtonte drejt Tiranës, me një paciente në kushte reanimacioni është përplasur me një tjetër mjet, tip benc. Për pasojë, 20 minuta pas aksidentit, ka vdekur në spital pacientja që udhëtonte me ambulancën Xhixhe Begdeshi.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes deklaroi se ka bërë arrestimin në flagrancë të shoferit të Benzit Hydajet Gashi dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

(aq/shqiptarja.com)