KOSOVË - Një nga makinat e eskortës së ministrit të punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është aksidentuar pranë fshatit Llabjan në autostradën Prishtinë-Gjilan. Ministri nuk ka pësuar lëndime pasi ndodhej në një makinë tjetër.
Makina u përplas me një makinë të tipit Audi me targa të Bujanocit, shkruajnë mediat e Kosovës. Shoferi i ‘Audit’ kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me mjetin e eskortës së Sveçlës.
Ministri ka vazhduar rrugën drejt Gjilanit, pasi janë qartësuar të gjitha rrethanat.