Aksidentohet familja në Lezhë
tre të plagosur, rëndë 3-vjeçari 

Tre antarë të një familje kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik të ndodhur në hyrje të Lezhës rreth ores 13: 00 të dites së sotme. Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur Petrit Selimi 30 vjeç, Sedina Selimi, 25 vjece si dhe djali i tyre 3 vjeç.

Ky i fundit është nisur në gjendje të rendë për në spitalin e Traumës në Tirane ndersa prinderit e tij ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lezhës. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti ndersa policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro